• |
ide | kryesore

Sërish pjesë e parlamentit serb, Kamberi fiton mandatin e deputetit

-Instant, Lajme, Të fundit


Drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi  ka arritur sërish që të fitojë dhe të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë. Kamberi siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Deputeti shqiptar në Serbi përmes një postimi në rrjetin social Facebook për fitoren ka falenderuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, shkruan Kamberi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, Kamberi thotë se kjo është një nevojë kombëtare dhe europiane.


2 Comments

  1. Po Kamberin a do e mbeshtesi Edi Rama, se tani qe Kamberi kishte nevoje me shume per vota ,Ed Rama nuk beri ndonje status qe ti bente thirrje shqiptareve per te dal ne zgjedhje. Nejse se tani qe fitoi do kujtohet, se keshtu e ka ai, kur jane ne nevoje nuk i mbeshtet, kurse kur fitojne shkon i vardiset.njesoj sic po ben me Abazovicin, te cilin ne zgjedhjet e malit te zi nuk e mbeshteti ate apo partite e tjera shqiptare por Gjukanovicin,bile me mesazh shqip dhe serbisht,sic nuk ka bere kurre me pare ndonje politikan shqiptar qofte kryeminister apo lider partie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *