• |
ide | kryesore

Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë së mediave

-Instant, Kryesore


Kryeministri Rama nuk e ka duruar dot grisjen e fasadës së vendit të lirive. Ai ka reaguar me forcën e një armiku të shtypit kundër raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij, që e uli Shqipërinë me 20 vende në klasifikimin e përvitshëm të lirive të medias, duke e renditur atë të 103-ën.

Lexo me tej:

Reporterët Pa Kufij: Shqipëria pëson rënien më të madhe historike të lirisë së medias

Për të hartuar klasifikimin e përvitshëm, që mbështetet në raportimet e gazetarëve, analizën e profesorëve universitarë dhe në atë të specialistëve, Reporterët Pa Kufij bazohen në pesë tregues si konteksti politik, kuadri legjislativ, konteksti ekonomik, konteksti socio- kulturor dhe siguria e ushtrimit të punës për gazetarët (poshtë tabela se me sa pikë renditet Shqipëria në secilin prej tyre).

Lajmi i keq është se Shqipëria renditet si vendi me lirinë më të keqe të shtypit në rajon, madje rrokullisja nga vendi i 83 në të 103-tin e ka distancuar dukshëm nga fqinjët e saj.

Kosova radhitet sivjet në vendin e 61-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 78-a. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 57-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 90-të. Serbia radhitet në vendin e 79-të, ndërsa një vit me parë ishte e 93-ta. Mali i Zi është në vendin e 63-të ndryshe nga treguesi i vitit të kaluar që e kishte renditur në vendin e 104-të. Vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie duke u radhitur në vendin e 67-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të.

Pikërisht ky degradim i paimagjinueshëm e ka yshtur kryeministrin Rama të reagojë me një postim violent në Twitter ku pretendon se jo vetëm në Shqipëri liria e gazetarëve nuk mungon, por ajo ka shkuar deri në abuzim.

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!”.

.

Natyrisht kur bëhet fjala për mjedisin e lirisë së mediave në vend, është më vështirë t’i besohet një politikani sesa një organizate të pavarur që bën prej 20 vjetësh pasqyrën botërore të raporteve të shtypit me shoqërinë. Pra këtu nuk është fare diskutimi se kush ka të drejtë dhe kush gënjen. Pyetja që shtrohet është tjetër: Pse Rama reagoi në mënyrë kaq të dhunshme sa edhe vetë e pranoi se ky do të konsiderohej një tjetër atak ndaj lirisë së gazetarëve.

Arsyeja nuk duhet kërkuar vetëm se vendi, qeverinë e të cilit ai drejton, renditet i fundit në rajon. As tek fakti se vetëm brenda një viti Shqipëria ka humbur plot 20 vende. Por ka një fakt tjetër edhe me domethënës.

Ndonëse siç u pa, liria e mediave varet nga shumë faktorë, nga konteksti social, nga kriminalizimi i mjedistit që mund të kërcënojë gazetarët, nga niveli i pronësisë së oligarkëve në media, raporti i Reporterëve pa kufij bën një konstatim. Në ato vende të ngjashme me ne si Bullgaria apo Moldavia, vetëm njëri nga faktorët, ai i rotacionit politik, ka shënuar hop të madh cilësor në lirinë e mediave.

“Moldavia (e 40-ta) dhe Bullgaria (91) dallohen këtë vit falë ndryshimit të qeverive të tyre dhe shpresës që u ngjall për një përmirësim të situatës së gazetarëve, ndonëse oligarkët ende zotërojnë ose kontrollojnë mediat”. I njëjti fenomen u vu re edhe në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi. Pra ndryshimi politik në krye të qeverisë, edhe si faktor i vetëm, shërben për të krijuar një frymë të re lirie.

Pranadaj në këtë kuptim ajo që Yuri Kim, e cilësoi si mandati i tretë historik i Edi Ramës, nuk qe një dhuratë aq bujare për gazetarët. Dhe është ndoshta ky konstatim që e ka bërë kryeministrin të reagojë sot me tërbim.

©Lapsi.al


9 Comments

  1. A mund te flitet per liri shtypi ne nje kohe qe punohet jashte e brenda Shqiperise per shtypjen e opozites dhe per ta lene ate si kukull e pseudo demokracise ?!

  2. 28 vjet pa nje dite me pare, kur dola nga nje banese pa drite, degjova Presidentin e kohes ne nje konference shtypi te fliste me nje gjuhe te hekurt e te drunjte!
    Sot, pas 28 vjet pa nje dite, ish-Presidentin e degjoj serish te flase me te njejten gjuhe, me nje ndryshim: atehere e kishte me Fatos Nanon e partine e tij, sot e ka me Edi Ramen e partine e tij,kush jane gazetaret e burgosur e kercenuar e vrare si ne kohen e salih karaxhic berisha

  3. Milica për të gjithë ata që nuk e dinë ka qënë vjehrra e Sali Berishës, nëna e Liri Berishës dhe pavarësisht se në shqip quhej Vera, kjo nuk e ka penguar atë që dhe vajzës së saj Lirie si emër pagëzimi t’i vendosë emrin serb Sllobodanka.

    Dhe përmendja e këtij emri nga analisti nga Kosova, të shoqëruar dhe me shpjegimin se njerëzit e Milicës kanë qënë njerëzit më të afërt të krerëve të regjimit të atëhershëm në Jugosllavi

  4. Ka 31 vjet që dhunon gazetarë, kryen sulme asgjesuese ndaj redaksive të gazetave kritike, burgos gazetarë dhe është i vetmi politikan i rajonit, i gjallë (pasi Milosheviqi ka vdekur) që është shpallur “Armik botëror i shtypit” dhe sot vajton për lirinë e shtypit duke qenë dhe pronar shtypi.

    Mjafton 24 orë nga jeta e këtij njeriu për të kuptuar gjithë hipokrizinë e jetës së tij.

  5. shqiperia eshte e marrur fund. E vetmja e re eshte pjella deshtake e rilindjes me emrin eAlbania si shaka e qelluar cinike personifikuese e shqiperise se vdekur.

  6. Në pritje që të vijë e djathta e Evi Kokalarit, një akt të cilën vetëm kjo zonjë në Amerikë dhe aleati i saj Sali Berisha në Tiranë, kanë harruar se ka ndodhur tashmë në vitet 2016-2020 kur qeverisi Donald Trump. Dhe atëhere “e djathta amerikane” nuk pati asnjë grimë simpati e mbështetje më shumë për PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *