• |
ide | kryesore

Investimet strategjike në klientelën e Ramës, deputetët e PD kërkojnë ngritjen e një komisioni në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
primaret, PD


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e një komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Investimet strategjike.

Kërkesa mban firmën e shtatë deputetëve demokratë, konkretisht Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj.

Duke ju referuar ligjit për investimet strategjike, deputetët demokratë ndalen te rastet konkretë të denoncuar në media si rasti i Portit të Durrësit, rasti i anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës (PS) Gazmemd Paja që sipas tyre ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi.

Gjithashtu përmendet edhe rasti i bashkëshortit të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka Artan Gaçi, që “ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit në fshatin Gjolekë të Himarës”.

Sipas tyre këto raste dhe të tjera të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike kanë nxitur aludime mbi qëllimet e ligjit për investimet strategjike.

Ata thonë se Komisioni për Investimet Strategjike do të ketë për objekt shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, hartimi i ndryshimeve ligjore dhe miratimi i projektligjit për “Investimet”.

Në përbërje të këtij komisioni do të jenë partitë parlamentare me përbërje të barabartë mes socialistëve dhe demokratëve. Sipas propozimit, ky komision do duhet të ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor që nga data e miratimit të vendimit.


4 Comments

  1. Investitor strategjik pa breke ne byç .
    Çudite ne kete vend nuk kane te sosur .
    Jeni hajduter te ligjeruar , jeni te frikshem .

    1. leje mer kar se ka firmos dashkurvsula, e kupton ti ky do me bo komision me von noi gjobe per vete , lene mo ai talenti tjeter arbi agalliu

      ca ti thush rames kur keta gjytyrymat e opozites se gjuzit jenisherit kerperatava dun me bo gjoja komision, ksaj i thon me te qi breshka

  2. Komision qe duhet te ishte ngritur me kohe . Bregdeti shqiptar, apo asete te tjera te popullit , nuk mund te jepen per ndertime vilash ashtu sic eshte dhene deri tani . Shteti i jep nje privatit leje dhe ky me pas i shet per interesat e veta.
    Vetem ne shqiperi ndodhin keto me lejen e qeverise, se ne vende te tjera do ishin ne burg per leje te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *