• |
ide | kryesore

Rama nxjerr Ministrin e Propagandës për të “sulmuar” Reporterët pa Kufij: Incidente të vogla me gazetarët ndodhin kudo

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Edi Ramës s’i del e keqja me raportin e Reporterëve pa Kufij që nxinte Shqipërinë për lirinë e medias. Teksa kjo organizatë i është përgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, duke drejtuar gishtin e fajtorit pikërisht te ai, së fundi ka ardhur një reagim nga zyra kryeministrore përmes Endri Fugës, kreut të Agjencisë për Media dhe Informim ose e thënë ndryshe Ministri i Propagandës së Edi Ramës.

Edhe ai ka folur me gjuhën e shefit të tij në reagimin ndaj organizatës Reporterët pa Kufij. Duke iu referuar cështjes së Ambrozia Metës, Fuga e trajton atë si një cështje respekti për njëri-tjetrin dhe se sipas tij ditët e vjetra kur gazetarët përndiqeshin i përkasin së shkuarës.

Më poshtë deklarata e plotë e Fugës. 

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik. Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave. Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama. A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë.


19 Comments

  1. Un skam pare me ndonje vend tjerer te botes qe gazetaret mos te lene njeri tjetri te flasin sic nehet ktu ne shqiperi ne fakt

  2. Leje se tashi e morem vesh qe qenkeni media me pikpamje politike dhe anoni me shume nga pd kshuqe sja vle me te lexojme ktu te ju

  3. po po i rri mb kok rama …sa trrapa jeni me te tiilla gjera ….gazetaret kane ate liri nese vini re ka plot kritika dhe ndaj qeverise ,,,, e cdmth kjo qe e kan te penguar lirin e shprehjes__

  4. Gazetaret kan pas super liri dhe e kan shfrytzu nemenyren m tkeqe tmundshme duke e shperdoru detyren e tyre, pervecse me.lajme te rreme, duke na keqinformuar, duan te manipulojne vetem per perfitimet e tyre personale
    Rama siu rri n kok atyre

  5. Kot rama nuk ja ka ngjit ketyre kazan.Skan ndonjeher dhe faj keta se gazetaret tan sdin ca thon ndonjeher se bejne punen sic duhet

  6. Gazetaret ne median shqiptare perfundimisht nuk dine ta bejne punen e tyre sic duhet. Nuk eshte faji i disa personave qe agravohen kur perballen me te tille gazetaresh!

  7. Ja dhe kurvat mavi u vune ne rrjesht . Po ja marrin ne goje kryetarit .
    Motrat dhe grate ne verre ndersa burrat ne bythe o rrac piçkash pa dinjitet

  8. …., madje behen dhe filma do thoshte ministrja tjeter e propagandes Spilorelsha Spiropali:). Qeveri te cmendurish e hajdutash me kollare.

  9. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,ENDI FUGES,KOL SALLAKU SKYPE -DHE CARLO BOLES BOLINO thotë:

    KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE NE KOQE YMER GELBAZA KELLIREN CUNAT PROBLEMATIC TE EDI RAMES,,ANDI BUSHATI E SHURROJ NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *