• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Truss: Agresioni rus nuk do të ndalet

-Instant, Lajme, Planet


Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përpjekjet për të “qetësuar” Vladimir Putin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan BBC.

“Agresioni rus nuk mund të ndalet. Duhet ta ndalojmë me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit,” tha ajo.

Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë luftën në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan krijimin e Grupit Këshillues për krimet e luftës. Grupi do të ndihmojë Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura me konfliktin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *