• |
ide | kryesore

Zbardhet kallëzimi në SPAK për Begajn/ Lejoi ndërtime private në bazën ushtarake të Shëngjinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj mori këtë të premte pëlqimin e kryesisë së Partisë Socialiste për të qenë President i ardhshëm i vendit.

Por ndaj tij ka një dosje në SPAK për të cilën po kryhen verifikime.

Ka qenë ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari që ka akuzuar Begajn për “shpërdorim detyre”. Në kallëzimin e dorëzuar në 31 mars të 2021 akuzohen edhe Ilir Xhebexhia, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurti, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Shkak është bërë një pronë në bazën ushtarake të Shëngjinit. Meçollari thotë se për pronat e kësaj baze ka pasur pretendime të shumta nga privatët të cilët kërkon të ndërtonin.

Meçollari thotë se në 29 tetor 2019 ai ka marrë një SMS nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka që Zef Doçi nga Lezha ia kishte dërguar kryeministrit Edi Rama. Doçi i kërkonte Kryeministrit kthimin e pronës së tij.

“Kam një pronë në Shëngjin, tek Marina, e cila është me origjine me Kthim dhe Kompensim Prone dhe e regjistruar në Hipotekën e Lezhës që në vitin 1995. Ministria Mbrojtjes e mban të rrethuar këtë pronë time në mënyrë abuzive dhe më cenuar mua të drejtën e pronësisë. Lutem angazhimin tuaj që e drejta të shkoj në vend. Kam besim tek juve dhe nuk dua të merrem as me emisione as me media” – thuhej në SMS.

Meçollari thotë se i ka kthyer përgjigje ministres se që kërkon Doçi është propozuar për të qenë brenda Planit të Përhapjes dhe Vendosjes së Forcës Detare, pasi në vitin 2016 në mënyrë të paargumentuar ka dalë nga Plani i Përhapjes. “Prona që zoti Zef Doçi pretendon gjendet brenda Pronës 1311, identifikuar si “Baza Ndihmuese Shengjin” dhe është pjesë e operacionalitetit të Forcës Detare” – thuhet në SMS.
Meçollari thotë se e ka takuar pas disa ditësh vetë qytetarin të cilit i ka shpjeguar se pronën mund ta merrte vetëm me vendim të qeverisë.

Në 16 qershor 2020, firma “Flori” shpk, sipas Meçollarit ka hyrë me forcë duke prishur gardhin rrethues. Në 11 mars 2020 kjo firmë kishte lidhur një kontratë me Rrok Dodën për ndërtimin e një objekti 3-katësh. Komandanti i Vendbazimit Shëngjin, Major Petrit Kola, ka penguar veprimet e firmës “Flori” shpk dhe ndaj firmës është bërë kallëzim në prokurori për akuzën “vetëgjyqësi.

Në datën 16 shtator 2020, Prokuroria e Lezhës e pushoi hetimin duke u shprehur se hapësira nuk i takon bazës detare.

“Në mes të muajit nëntor 2020, me urdhër verbal të Komandantit të Forcës Detare, gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia, firma “Flori” shpk filloi ndërtimin e objektit të pezulluar në 16 qershor 2020. Për këtë firma jo vetëm u lejua të kryej ndërtimin, por edhe të kaloj nëpër pronës nr. 1311 (përgjatë vijës bregdetare)” – thuhet në dosje.

Në datën 3 dhjetor kam bërë një postim në Facebook ku denoncoja ndërtimin e jashtëligjshëm në Bazën Detare të Shëngjinit. Në datën 11 dhjetor 2020, nëpërmjet Fax-Mesazhit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Bajram Begaj, ka urdhëruar Policinë Ushtarake për tu dislokuar në Bazën Detare të Shëngjinit për të mbështetur Forcën Detare me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e bazës. Në këtë kohë godina e z. Rrok Doda brenda pronës së Forcës Detare i kishte përfunduar kattlavani dhe kishin filluar të hidheshin kolonat.

Në fund të shkurtit të vitit 2021, godina e z. Rrok Doda, në pronën e tij brenda pronës së Forcës Detare nr. 1311 kishte arritur në katin e katërt, pavarësisht urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për forcimin ruajtjes dhe sigurisë së Bazës Detare Shëngjin edhe me mbështetjen e Policisë Ushtarake.
Në datën 5 mars 2020 i kam dërguar një letër të hapur Ministrit të Mbrojtjes, Peleshi, ku e informoja mbi shkeljet ligjore të ndodhura në Bazën Detare të Shëngjinit, duke nisur nga muaji nëntor 2020. Në letër është përmendur edhe lejimi i ndërtimit në kushtet ekzistencës së urdhrit të Shefit të Shtabit të përgjithshëm Gjeneral Major Bajram Begaj.

Në datën 6 mars 2021 Ministri i Mbrojtjes Z. Niko Peleshi urdhëroi Policinë Ushtarake të bllokoi punimet dhe siguroi Bazën Detare të Shëngjinit. Po në këtë ditë u pezulluan punimet, e rivendos gardhi rrethues me shënimin “NDAL. ZONË USHTARAKE”.

Mbas 4 muaj lejimit të ndërtimit, me përfshirjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, General Major Bajram Begaj, Komandantit të Forcës Detare, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia dhe Komandantit të Policisë Ushtarake, Kolonel Altin Kurti, në shpërdorim të detyrës, objekti bllokohet pasi është cenuar siguria e bazës dhe operacionaliteti i Forcës Detare. Po për katër muaj nuk ishte cenuar siguria e Bazës dhe operacionaliteti i Forcës Detare?” – thuhet në dosjen e Meçollarit.

SPAK ka nisur verifikimet për rastin, por nuk dihet më tej për fatin e dosjes. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Ore po pse jeni kaq negativ.
    KALLZIM eshte jo denim.
    Edhe un mund te kallzoj kedo qe mendoj se kam te drejt.
    Po denimin ose jo e jep gjykata.
    Nejse vazhdoni beni pis kedo.
    Po mos harroni se kjo bot eshte e cudicme. Ate qe ja ben dikujt pa te drejt, do te behet nje dit ty.

  2. Ky kallzimi i Artur Mecollarit mban ere lufte per pushtet. Eshte bere me 23 maj dhe Begaj u nis per Amerike me 24 maj.

    Pra, emri i Presidentit te ri ka qene i njohur dhe shume ujera nen rrogoz kane levizur, ku seicila pale politike synonte te kish te vetin.

    Kapiteni qe heshti nder vite, u kujtua kete maj jo rastesisht te sulmonte nje gjeneral….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *