“Në lidhje me shpërthimet e mëngjesit të sotëm në qarqet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit, aktualisht nuk ka viktima nga sulmet me raketa në infrastrukturë. Një person u shtrua në spital”, tha Klitschko në Telegram.

Ai tha se shërbimet e qytetit janë ende duke operuar në zonat e prekura. Rusia “vazhdon të lëshojë raketa dhe të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton CNN.