• |
ide | kryesore

Oriana, preparatori atletik e telefonatat me Antun: vera e Dybalas në pritje të një skuadre

-Instant, Sport


Një verë si kjo ka edhe anët pozitive: pa ankth për rikthimin, asnjë datë për t’u paraqitur për të djersitur nën diell, pa tabela skemash të trajnerëve. Megjithatë, Paulo Dybala ka shqetësime të tjera ndërsa po kalon ditë të lumtura me Orianën e tij në Florida: nuk ka më siguri as për skuadrën ku do të luajë dhe as për rrogën që do të fusë në xhep. E sigurtë se ato 7.3 milionë që mori në Torino për pesë vjet do të mbeten në kujtesë, por ecuria e negociatave me Interin, skuadrën që e kërkoi më shumë, i prish humorin: marrëveshja ishte gati, pastaj disa detaje ekonomike plus Lukaku hodhën në erë tratativën (për momentin). Kjo është arsyeja pse relaksimi është më pak … qetësues këtë herë.

Miami është selia e kësaj vere të çuditshme: ai u strehua aty menjëherë pasi mbushi me lot stadiumin e Torinos dhe shijoi duartrokitjet e para interiste në një ndeshje miqësore për bamirësi të organizuar nga Samuel Eto’o. Që atëherë, shumë gjëra kanë kaluar dhe në merkato Interi ka bërë lëvizjet e tij, që nuk ishin drejt argjentinasit. Nga ana tjetër, ai priste lajme mes plazheve të Karaibeve dhe festave plot shkëlqim me miq të vjetër si Blaise Matuidi apo shokë të mundshëm të ardhshëm si Tucu Correa. Gjithmonë përkrah Oriana Sabatinit, e dashura e tij yll i pop-it dhe mbesa tenistes Gabriela Sabatini, një idhull në Argjentinë, që magjepsi botën nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990.

Megjithatë, përpara se të ishte Lady Dybala, Oriana është një këngëtare trendi e Amerikës së Jugut, një lloj Rihanna latine. Së fundmi ka nënshkruar me Universal “Music Latino” dhe kënga e saj “325” dëgjohet edhe në radio në Kaliforni dhe Florida: edhe për këtë arsye, prania e tyre atje nuk është e rastësishme. Tani, Dybala e ka ditën të zënë me Orianën, përgatitet me preparatorin atletik dhe mban pranë telefonin për të komunikuar me Antuan, në pritje të një lajmi clirues.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *