• |
ide | kryesore

Bimë kanabisi në banesë, prangosen babë e bir në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Ndërkohë u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni i koduar “House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *