• |
ide | kryesore

Vuçiç nuk i bindet BE-së: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targat mund të bëhet vetëm me dhunë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Por vetëm pas sekonda më pas në vijim të deklaratës ai theksoi se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai sipas mediave serbe.

Vuçiç gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha Vuçiç.

Takimi Kurti -Vuçiç do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato.


2 Comments

  1. Evropa kurva plak i ka perkedhelur gjithmone dashnoret serb dhe mos prisni ti dale ne krah shqipetareve. Amerika sheh interesin e vet dhe ben biznes sipas oreksit, prandaj nuk i rruhet shume per fatet e shqipetarve. Por fajin sna i kane ata, faji e kemi vet qe nuk arriten te bejme nje shtet te mbroje interesat kombetare. Ngelem te margjinalizuar e te perbuzur se e tille shoqeri e nenshtruar jemi, plot me Injorante fodull dhe te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *