• |
ide | kryesore

E transportoi nga Durrësi në Tiranë, pse Ervis Martinaj zgjodhi agjentin e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.

Gazetari Eni Ferhati raporton se burime nga Policia dhe nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se javët e fundit janë bërë kërkime në zonën e Durrrësit dhe ka rezultuar se i shumëkërkuari ishte strehuar në këtë zonë.

Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.

Zhdukja e Ervis Martinajt

Prej më shumë se 2 javësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht xhaxhai. Ky i fundit ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë së fundmi me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.

Pistat e hetimit

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Vrasja e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij

Martinajt i kanë vrarë bashkëpunëtorë, por edhe familjarë të tij. I fundit ishte djali i xhaxhait të tij, Brilant Martinaj, i cili mbeti viktima nga atentati i refishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës që ndodhi më 17 gusht të këtij viti.

Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko, për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Në 13 nëntor të vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt./ Euronews Albania


3 Comments

    1. Një qasje që shkon kah viktimizimi, deri në shpalljen “martir” të një “regjimi të frikshëm” që nxitet nga “imperialistët amerikanë”, të cilët duan të ndalin karrierën në ngjitje të një “të rioshi premtues e të talentuar”, që do të sjellë më në fund pakëz drejtësi, pakëz sovranitet e pakëz liri në vendin e shqiponjave, i cili për 30 vjet ka pasur deputet, ministër, zv.kryeministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti e President Republike, pikërisht “talentin e ri” që duan t’i copëtojnë karrierën, duke copëtuar kështu ëndrën e “popullit të 2 marsit” që të kenë më në fund në krye të vendit…atë që ka qenë këtu prej vitit të largët 1991.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *