• |
ide | kryesore

Nga “do ju vras po s’mundëm Tiranën”, te “penalltia e kartoni i kuq”: Klasikja ktheu pretendimet e Vllaznisë

-Instant, F1, Sport


“Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? U thashë ‘dijeni që nëse do të humben pikë në këtë ndeshje sot, do t’ju vras’. Kështu ju kam thënë, pyetini çfarë u ka thënë trajneri. Shpëtuan veten e vet”. Mirel Josa ka folur pa doreza pas ndeshjes, për të treguar se 1-2 me të cilën Vllaznia e tij u imponua kundër Tiranës në Selman Stërmasi, ishte një rezultat që nuk do të donte kurrësesi ta linte rrugës, edhe përballë ish-skuadrës së zemrës. “E keni parasysh kur rezultati është 0-2 dhe mund të humbësh ndeshjen, na ka qëlluar që kemi humbur në minuta të fundit. Problemi është që kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del nga vetja jote. I përgëzoj për mënyrën se si qarkulluan në disa momente topin, por u vonuan shpesh për të vertikalizuar – tha Josa, duke analizuar ndeshjen -. Meritat i shkojnë lojtarëve se ata vrapojnë në fushë, ne jemi këtu për të na gjykuar të tjerët. Unë i pranoj të gjitha por shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë”, tha Josa.

I pezmatuar dhe me keqardhjen për mënyrën si u komplikua ndeshja në episodin e parë në favor të kundërshtarëve, pasi Tirana kishte dominuar 20 minutat e para të takimit, Orges Shehi nuk e fsheh aspak se Klasiken e vendosi naiviteti i Zhivanajt: “Diferencën e bëri penalltia sepse morëm një goditje të dyfishtë. Pastaj gjithçka u bë më e vështirë. Ngelëm me dhjetë vetë, lojtarët shpenzuan shumë energji. Dhe në pjesën e dytë u futëm për të kërkuar rezultatin por nuk ja dolëm”. Tekniku ka pësuar humbjen e parë në kampionat dhe tani rrezikon të shohë Partizanin të largohet edhe më shumë në renditje, nëse fiton në Ballsh, për javën e tretë të Superiores: “Pas çdo humbje gënjen nëse thua që nuk je i mërzitur. Duhet të kompletoj lojtarët. Ndërrimet ishin të detyrueshme për shkak të ngjarjeve. Ndoshta nga tre ndeshjet kjo është më e mira, por dhe në Rrogozhinë skuadra u trondit nga Qefalija. Xhixha u konsumua shumë dhe rreziku po na vinte në krahun e tij dhe prandaj u zëvndësua sepse u konsumua dhe shpenzoi shumë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *