• |
ide | kryesore

Samiti i Pragës/ Shqipëria më pranë apo më larg BE

-Instant, Arkiva, Kryesore
Komunitetin Politik Evropian


Shqipëria do të marrë pjesë të enjten në mbledhjen e parë të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Pragë dhe kryeministri Rama e ka pritur me entuziazëm këtë ngjarje. Në një shkrim të përbashkët me homologun e tij holandez, Mark Rutte, të botuar në Politico.eu ata shkruajnë: “Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar Pas agresionit rus-shënim i Lapsi.al) është sot më e nevojshme se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE)”.

Ndonëse në artikullin e dy kryeministrave theksohet shprehimisht se ky forum i ri “nuk duhet ti zërë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate”, frika se një gjë e tillë mund të ndodhë dhe vendet e Ballkanit perendimor të mbeten pafundësisht në paradhomën e BE-së eshtë e fortë.

Lexo me tej:

Edi Rama dhe Mark Rutte: Ne e përkrahim idene e Makron

Kur presidenti francez Emanuel Makron hodhi për herë të parë në 9 maj idenë e krijimit të një Komuniteti Politik Evropian, me qëllimin për të krijuar një unitet gjografifik në kontinet, pas frikës që ngjalli rikthimi i luftës nga Rusia, të shumtë ishin ata që e panë këtë nismë si një mirazh mashtrues pas të cilit fshihej pamundësia e zgjerimit të BE-së. Një gazetar i Lapsi.al, i ftuar nga Quai D’orsay, zhvilloi biseda të gjata me diplomatë të lartë të ministrisë së jashtme franceze dhe ata e kundërshtuan në unison këtë mundësi duke theksuar madje se, ideja e presidentit francez ishte që Komuniteti Politik Europian të shërbente dhe si shtysë për anëtarësimin e plotë të vendeve kandidate.

Por, nga ana tjetër, shumë analistë diplomatikë mendojnë të kundërtën. Ata e njësojnë këtë nismë me politikën e shkopit dhe karrotës. Pra nga njëra anë BE do të ulet në një tryezë me vendet e Ballkanit si Shqipëria, Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia, apo ato lindore si Ukraina, Gjerorgjia dhe Moldavia do të bisedojnë sëbashku për vlerat e njëjta dhe kriteret e Kopenhagenit, do të flasin edhe për energjinë apo klimën, por nga ana tjetër, nuk do të shohin pothuajse kurrë dritën jeshile të antarësimit në BE. Sipas tyre Komuniteti Politik Europian është një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së.
“A nuk e përjashton propozimi i Emmanuel Macron anëtarësimin e shpejtë dhe duke vepruar kështu, a nuk krijon një paradhomë të re në të cilën vendeve kandidate do t’i kërkohet të presin edhe shumë vite të tjera ? Kështu pyesin Florent Parmentier, kërkues në universitetin e Shkencave Politike dhe Florent Marciacq nga fondacioni Jean-Jaurès, në një artikull për The Conversation.
Ata vazhdojnë: “Për të gjitha këto shtete, anëtarësimi i plotë në BE mbetet një objektiv i rëndësishëm, por nëse kriteret e Kopenhagës nuk rishikohen, ai mund të mbetet vetëm një objektiv afatgjatë dhe i pasigurt që vetë shtetet anëtarendihmojnë për ta bërë edhe me të arritshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë paguar çmimin për dy dekada, pa qartësuar ende për perspektivën e tyre për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut, madje pranoi të ndryshojë emrin e saj për të hequr veton nga Greqia brenda Këshillit, përpara se të bllokohej padrejtësisht nga Bullgaria”.

Pikërisht nga ngurimi se mos kjo nismë bëhet një paradhomë për të mbajtur peng antarësimin në BE, presidenti ukrainas Zelenski foli me dyshim për të që në 11 maj, vetëm dy ditë pasi Emanuel Makron kishte hedhur idenë. Madje ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kouleba, deklaroi me forcë: “Asnjë alternativë ndaj integrimit evropian të Ukrainës nuk është e pranueshme”.

Të enjten në takimin që do të mbahet në Pragë, Edi Rama po shkon të ulet etuziast në mes mbi 40 krerëve të shteteve, ku përfshihen nga Turqia që s’do të hyjë kurrë, Britania që ka dalë dhe Ukraina e Gjeorgjia që sapo kanë startuar, por askush ende nuk është i qartë nëse kjo është një rrugë qe e afron apo e pengon integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

©Lapsi.al


7 Comments

  1. Europa e Klubeve te shumta politike, te cilet ne kohet moderne quhen edhe Institute politike, ekonomike, gjeostrategjike, etj, po ngre Klubin Politik prane BE-se, nje nisme e Presidentit te Frances.

    Ne kete kategori jane vene vendet qe aspirojne apo jane kandidate per ne BE.

    Ne favor apo jo te perfshirjes se shpejte te ketyre vendeve ne BE, ku Shqiperia u dallua me dyshen Rama-Rutte, koha do ta tregoje, por nisma e re duket si injeksion shprese ne situate te turbullt ne Europe e brenda BE-se.

  2. Sali Berisha zbythet para Alibeajt, i kërkon të bashkëpunojnë edhe pse e ka “shkarkuar”Shkonrri me spiunin salih metaj se kalon dhe kohen o loqe qe kurre nuk u poqe

  3. Asgje, do jete thjesht nje forum vaniteti per Macron dhe liderat e tjere Europiane se gjoja po bejne dicka si kunderpergjigje ndaj agresionit rus.

    E rendesishme eshte se palloshi yne nuk do kete nevoje te shtyje te tjeret per foto pasi kane ngritur nje kend enkas

  4. Makronka e ka mendjen te qiresit arabe…
    Te mbushi torrlen me mish .
    Pastaje me ramshurren dhe haremin e tija pervers…
    Vetem me bordellot e tajlandes mund te hyni…
    Jo ne boten e civilizuar perendimore qe deri dje anatemonit nga blloku zeri i popull kurvit …
    Uzina e traktoreve te bushtrres komutniste
    Dhe tjera histori me bastarde zboresh dhe spiunesh te degjeneruar te gonorrese staliniste.
    Usht zgjebe e pasherueshme, pjelle e chobeneve barkthate dhe kurvave te mugoshes dhe miladinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *