• |
ide | kryesore

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Arkiva, Planet, Të fundit


Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë.

Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit.

Origjina e shpërthimit nuk është identifikuar ende. Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

“Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali i ushtrisë, Sergei Surovikin, është emëruar komandat i grupit të përbashkët të trupave në zonat e operacionit special ushtarak”, është thënë në deklaratë, duke u përdorur referenca e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Prej vitit 2017, Surovikin ka udhëhequr forcat ajrore të Rusisë. Në qershor të këtij viti, Surovikin është angazhuar me trupat ruse në jug të Ukrainës. Ai më parë ka shërbyer në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.

Teksa Ukraina vazhdon të çlirojë vendbanime prej forcave ushtarake ruse, në lindje të shtetit, Moska është raportuar se ka zëvendësuar edhe komandantë tjerë të lartë të forcave të armatosura./ TCH


14 Comments

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Lets go në pidh të satome, nato ua shkërdhen robt, jo rusëve pijanecë e injorantë, por të gjithë kurvave diktatoriale në botë.

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O rrota kari, në Berlin nuk u qihet nëna si në Rusi e Shqipëri dhe gëzojnë të drejtën e protestës, në rusi po protestove të dënojnë me 15 vjet burg, o rrotë kari.

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Sjiku dduhet ti shikojë këto komentuesit pro rusë, në mos qofshin të paguar u duhet qirë nëna se janë shumë idiotë

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Ky idioti i fundit ka luftuar me sirianët që luftonin me kallashnikov, ta shohë njëherë çfarë do të thotë ta krruash menderen me teknologjinë ushtarake perëndimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *