• |
ide | kryesore

Berisha: Gabimi që Yuri Kim bëri në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Yuri Kim


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shigjetuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Nga selia blu, kreu i demokratëve tha se ajo nuk po reagon ndaj padrejtësive që Edi Rama po u bën shqiptarëve për shkak të gabimit që bëri në zgjedhjet e 25 prillit.

“E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe. Se gjithçka buron nga vota.

Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi. Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera” – tha Berisha për Yuri Kim.

Ai sqaroi se protesta e 6 dhjetorit nuk lidhet me BE-në, por me padrejtësitë që shqiptarët vuajnë për shkak të qeverisë.

“Edi Rama de fakto ka shkatërruar dhe shkatërron këtu vlerat Europiane. Edi Rama është absolutisht përgjegjës penalisht për vepra që shkojnë në dhjetëra e dhjetëra vjeçarë që meritojnë dënime. A mund ta lejë opozita shqiptare pa paraqitur atë ditë me vërtetësi të gjithë problematikën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurrë nuk mund ta lejë.

Unë kam bindjen se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinionin Europian dhe botëror. Dhe nga liderat e këtyre demokracive, që për arsyet e tyre janë të mirëseardhur në Shqipëri. Ne e kemi përshëndetur vendimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo përshëndetje e jona nuk ka asnjë lidhje me mikëpritësin e tyre, Edi Ramën” – tha Berisha. ©LAPSI.al


16 Comments

  1. O sali kari.
    Ambasadoria nuk flet me koke te vet. Eshte perfaqesuaesja e nje shteti. Po ti e di shume mire kete. Po c te besh, e thua keto per budallenjet qe te ndjekin.
    Vazhdo Vazhdo e lufto me mullinjt e eres.

  2. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

    Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

    Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

    1. A thua leksionet e tij jan pa vlere! Ne gjithe ate qe ka then me thuaj ku ka gabuar? Ku ka genjyer? A nuk eshte e vertet qe ambasadorja ka ber gafa te tmerrshme diplomatike? A nuk eshte e vertet qe njohu disa zgjedhje moniste? Me thuaj ku gabon saliu ne kte cfar ka then?

      1. Ambasadoret nuk mund te bejne gje tjeter pervecse te urojne fituesin. Nuk ndodhi ndonje event i jashtezakonshme ne 25 Prill qe Ambasada e SHBA-ve te sillej jashte protokollit.

        Pjesemarrja e votuesve te PD-se ishte poshte nivele te duhura. PD-ja humbi.

        Persa i perket pjeses tjeter:

        Berisha eshte i shpallur non grata nga DASH dhe nga Autoritetet Britanike. Berisha eshte nje politikan i diskretituar. Case closed.

        1. Ja qe sbekan vetem urim fitursish dhe kjo ta hedh posht cdogje tjeter qe ke shkruajtur! Kjo ska ber kurre takime protokollare apo cfar bejn ambasadoret normal dhe per kte smund te dal askush ta kundershtoj! Sa per non gratat e kemi diskurtuar dhe nje here qe jan prralla lobimesh te njerzve qe jo vetem kan pushtet aty por jan maramendshem te pasur ne shqiperi! Ajo non grata nuk vlen fare po fare per sa koh vete qeveria shqiptare demokratike e edi rames nuk ka qoft edhe nje akuz te shkruajtur ndaj tij! Dicka sh e shemtuar po luhet aty!

          1. S’e kuptova cfare me hodhi poshte?!

            Keto perrallat me non gratat si produkt lobimesh vetem militantet e verber te Berishes mund t’a besojne, ose ata qe nuk njohin se si funksionon lobimi.

            Lobimi eshte nje aktivitet legal dhe i deklaruar ne USA dhe EU, por lobimi nuk ben magjira. Nuk e ben hallen daje! Lobimi maksimumi mund t’i kete dhene goditjen e fundit nje rrangalle si Berisha te perfshire ne gjithefaresoj pislleqesh ne gjysem 30 vjecarin post komunist ne te cilin ka qene ne pushtet.

      1. S’e di vella. Mua robt rremujaxhi dhe zhulsa nuk me pelqejne.

        Njerez qe e mbanin Kryeministrine, vendin ku punonin si kotec pulash e segmentin e autostrades ku kalonin te gjithe diplomatet e huaj qe takonin, me plehra majtas-djathtas… me vjen keq, por nuk jane tipi im. Kjo thjesht per te pemend ca budalliqe siperfaqesore.

        Ai mund te jete i madh, por nqs. ka arritur 80 vjec dhe s’ma ka provuar ende se sa i madh eshte, tani as nuk ja vlen me.

        Persa me perket Berisha aktualisht thjesht po punon qe Familja e tij te mbetet faktor dhe t’i ruaje bizneset qe ata posedojne qe te mos ja gllaberoje Ligji i Darwinit. Kishte vene Lulin si menaxher per kete pune, por Lulin ja kishim futur Ne.

        Me vjen keq per ju qe i shkoni nga pas dhe qe keni derdh gjithe shpresat tuaja tek nje njeri qe thjesht po punon per veten.

        Por gjithsesi koha do ta tregoje me qarte.

  3. Per mendimin tim Kimetja ka zhgenjyer rrogtaret si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu dhe plot e perplot te zellshem te tjere servila.

    Gabimi dyte eshte qe ka pranuar te vije ne Shqiperi, a nuk i njef Shqiptaret? te prishet emri, reputacioni, misioni.
    Besoj qe do beje dasem kur te largohet se do i jete shpifur aq shume te shkretes me nastradinet Shqiptare sa do ta festoje diten qe do ti mbaroje detyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *