• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë në Elbasan(Video)

-Instant, Lajme, Të fundit


Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisē Administrative Labinot Fushë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Mjeti ishte një ‘Benz’ me targa AA309 NU me drejtues shtetasin Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Ndërkohë pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *