• |
ide | kryesore

Walker: Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
William Walker


Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, thotë se Serbia ka investuar shumë në propagandë për të mohuar mαsαkrën e Reçakut, e cila u krye nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Në një intervistë për “The Geopost”, Walker thekson se presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, i cili kishte dhënë urdhrin për kryerjen e kësaj mαsαkre më 15 janar 1999.

“Që në fillim Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë justifikime, se unë jam agjent i CIA-s me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA ose nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar Serbinë dhe se kam qenë i gatshëm të them çdo gënjeshtër për ta shkatërruar”, – thekson ish-ambasadori i OSBE-së.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviçit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiç dhe që po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kisha shkuar në Kosovë, e kuptoj pse ai ende përdor temën e masakrës së Reçakut dhe cili ishte versioni serb i asaj që ndodhi” – shton Walker. Ai pohon se histori të tilla mohimi dilnin vazhdimisht nga Beogradi kur Vuçiç ishte ministër i Propagandës, duke përmendur rastin “Panda” që ndodhi në Pejë.

“Nëse flasim për vrasjet në lokalin “Panda” në Pejë, ka një lidhje mes historive të dala nga Beogradi kur Vuçiç ishte ministër i Informacionit. Nëse do të ketë një Gjykatë Speciale për të dihet kush ishte në zinxhirin komandues të Serbisë” – pohon ai. Sipas Walkerit, propaganda e Vuçiqit duhet kuptuar në të gjitha kryeqytetet evropiane kur bëhet fjalë për masakrën e Reçakut.

“Unë mendoj se të gjithë në kryeqytetet e Evropës që kanë njohuri për Vuçiçin dhe propagandën serbe e kuptojnë, shumë nga njerëzit që janë tani në ministritë e jashtme të pjesës tjetër të Evropës ishin shumë të rinj për të ditur për Reçakun në atë kohë, por Vuçiq dhe çfarë ai bën me informacione, dezinformata, mendoj se kuptohet në të gjitha kryeqytetet e Europës”, – thotë Walker.

Për ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, presidenti serb Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit në kohën kur ndodhi masakra e Reçakut.

“Shumica dërrmuese e krimeve të luftës të kryera këtu janë kryer nga trupat serbe, policia serbe, ushtria serbe dhe forcat speciale serbe. Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit. Ky ishte një zinxhir i vërtetë komandues. Shikoni çfarë bëri ushtria serbe, policia serbe, njerëzit që ishin nën komandën e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, thotë ai.

Walker thotë se Rusia vazhdon të jetë mbështetëse e Serbisë dhe sipas tij, nëse vendet e Ballkanit duan të qetësohen, atëherë ndikimi rus në këtë rajon duhet të zvogëlohet.

“Nëse Ballkani do të qetësohet ndonjëherë, duhet të kërkojë që ndikimi rus në zonë të reduktohet. Rusia është ende një mbështetëse e fortë e Serbisë, pavarësisht nga pozicioni i Serbisë. E kuptoj që Serbia mund të jetë shumë e ashpër në negociata për disa çështje. Mendoj se kjo rrjedh nga Moska. Mendoj se pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë pak më e ashpër ndaj Serbisë nëse duan të jenë pjesë e botës moderne.

Nëse duan që Evropa të jetojë në paqe, Moska duhet të tërhiqet. Nuk e shoh që po ndodh tani me procesin e negociatave këtu. Çfarë po ndodh në Ukrainë, është e qartë se Rusia, veçanërisht nën zotin Putin, por e kuptoj nëse ai bie, njerëzit që mund të vijnë më pas mund të jenë nacionalistë edhe më keq” – tha ai.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për gjykimin e padrejtë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Pirdhni , Pirdhni . Genjeni vehten me ca deklarata te nje personi i cili me aq sa mundi i ndihmoi shqiptaret, por tani koha e tij ka shkuar.
    Merruni me problemin e ri qe po na del me ate planin Franko-Gjerman.

    Megjithese , pse humb kohen une , ky popull akoma e ka mendjen tek Luisi.
    Tamam Varkaristan !

    1. ca ka marreveshja franko gjerrmane ?

      per sa kkohe amerika udhehiqet nga obamadhe bideja, kosova do rrije ne vend numero. erhi trump me ate idene e tij e njohu cifuti , njohje e madhe,

      bideja ben pare me vucic me putin me kinen, i ka finte kur shan putinin, bideja me obamen ben great reset ne gjeneve me ministrin e jashtem rus dhe putinin ne 2015

  2. Pjesa me e rendesishme qe eshte UCK -ja Z Bushati nuk e jep sepse Z Kurti (qer atehere as qe e pirdhte njeri) nuk i do .
    Neise Z.Kurti po e hedh vallen si ti doje bytha atyre qe e cliruan,
    Demagogjia qe perdor ZJ.Osmani eshte per lopet e Lapardhase.

    1. Uçk luftonte,kurse Thaçi,Veseli,etj eliminonin kundërshtarët politikë shqiptarë(ldk).Tani do paguajnë çmimin si “Çeçua”. E dinë shërbimet sekrete aleate ç’do krim që kanë bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *