• |
ide | kryesore

Kurti: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë këtë vit

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Serbinë këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për France 24, Kurti shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale dhe pretendoi se Beogradi është izoluar duke “mos u shkëputur nga Kremlini”.

Sipas Kurtit, Vuçiç, në një masë të madhe po luan në “duart e Putinit”.

Duke iu kthyer luftës në Ukrainë, kreu i qeverisë së Kosovë nënvizoi se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase.

Ai shtoi se kishte frikë se sulmet e mercenarëve të Grupit Wagner kundër Kosovës ishin të mundshme dhe theksoi se vendi nuk kishte frikë, por do të mbetet vigjilent.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *