• |
ide | kryesore

Diplomati amerikan: Mendoj se Kosova do të pajtohet për Asociacionin nëse arrihet marrëveshje bazuar në planin franko-gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Diplomati amerikan në pension, Michael Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kirby ka thënë se mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman.

Megjithatë ai ka thënë se implementimi i saj do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, edhe pse është një çështje për të cilën është bërë një dakordim. Ai ka thënë se s’pret që zbatimi të fillojë menjëherë në javën e ardhshme meqë është një çështje që kërkon mirëkuptim.

Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, Kirby thotë se diçka e tillë do të ndodh sapo Beogradi ta japë sinjalin për diçka të tillë, megjithatë shton se për këtë duhet të ndodhë diçka që të përdoret si arsye.

“Mendoj se Kosova do të pajtohet me themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe – nëse arrihet një marrëveshje për propozimin evropian për normalizim. Ajo do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur – edhe pse tashmë është një çështje e dakorduar, zbatimi i së cilës është bërë i dhimbshëm. Unë nuk pres që një vendim mund të merret javën e ardhshme – sepse diçka e tillë kërkon një mirëkuptim themelor. Kur është fjala për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës – kjo do të ndodhë sapo Beogradi të sinjalizojë se ata duhet ta bëjnë këtë. Për këtë duhet të ndodhë diçka që do të përdoret si arsye për të tërhequr një lëvizje të tillë ”, ka thënë diplomati në pension Michael Kirby për Zërin e Amerikës.


5 Comments

  1. Ky i rezistoi korruptiimit serb, ndryshe nga Grenell,Escobar dhe me shume mundesi ambasadori aktual),por ben shume gabim qe perkrah Zajednicen.Po insistohet qe u dashka zbatu Zajednica,meqe kane nenshkru tradhetaret Thaci-Mustafa-Dulla koti, por harrojne qe shume marreveshje jnderkombtere jane nenshkru nga dikush dhe jane prish nga pasardhesi.perfshi marveshjet qe prishi Trumpi (disa here me te drejte) si ajo me Iranin psh. Fatkeqesisht pashmangshem do duhet te formojme nje lloj Asosacioni,por puna eshte se cfare forme lejojme ti japim. Nqs lejojme sic duan serbet, apo ndonje MiroSllav Lajcak kjo dmth destabilizim konstant,dhe kolonizim i pandalshem te 25% te territorit tone,ku shtrihet Zajednica.Pra ky lloj tumori imadh ku te gjithe qelizat kancerogjene serbe do bashkohen ne nje trup te vetem, duhet shmang me cdo kusht, patjeter qofte edhe me lufte (te pakten lufta do i pergjysmonte qelizat kancerogjene serbe ne Kosove,sepse do ia mbathnin).Ta harrojme ne shqiptaret,qe sic shpresojne miqte tane, neser do mund tua marrim serbeve dicka qe pranojme tua japim sot. A e provoi Biden sapo erdhi ne pushtet ta shkrinte Republiken Serpska, dhe jo vetem qe smundi, por ata tentuan edhe te pavaresohen?Keshtu do ndodh dhe me Zajednicen nqs i japim kompetenca.Mos te harrojme, shtepia e fundit shqiptare qe u ndertua ne veri, ishte para se te krijohej komuna e Mitrovices se Veriut.Asnje shtepi su lejua me.(pervec shtepive per kolonizatorer te rinje serbe).Ne Gracanice, edhe ato biznese(qe neser mund e beheshin pallate) shqiptaresh, po cilesohen si ndertime pa leje dhe po prishen,e zbehet fjale te lejohen te ndertohen te reja, Pra nuk kane ndermednd serbet qe te lejojme qe neser ne shqiptaret te behemi shumice as ne Gracanice e Shterpce, e jo me ne veri.Zajednica eshte arma e fundit dhe me e fuqishme e tyre, Prandaj Kkurre, jo Zajedncie sic e duan,qofte dhe me lufte ta ndalojme. Njekohesisht(pa e bere kurban interesin tone kuptohet) mos te lejojme qe te ftohen mardheniet me amerikane(se per tu prish sbehet fjale-jane thjeshte presione te perkohshme),se perndryshe do ishte veteshkaterrim.Perkundrazi duhet ta forcojme dhe rifreskojme lobin tone ne SHBA,sepse tashme jane plakur lobistet tane si Dioguardi, dhe disa te tjeret qe ishin kryesoret per cdo te arritur shqiptare ne Ballkan, e jane plakur edhe miqte qe kishim nepermjet tyre si (si Engel,Klinton) apo disa kane vdekur(Bob Dole, McCain). Nderkohe qe Lobi serb ne Amerike po ben kerdine,(jo rastesisht si ambasador serb ne SHBA kane zgjedh nje Gebels propagandues, dhe me origjine hebrenje,qe te lidhet me lobin Hebre-sepse aty vendoset cdo gje)keshtu qe tani me afrimin e Serbise me SHBA,nuk jemi si me pare,keshtu qe dhe perpjekjet duhet ti kemi me te medha.Se kuptoj pse Vjosa Osmani nuk kerkon te takoje Biden, dhe ti shpjegoje qe Escobar eshte blere nga serbet.(jo me lag se pardje, ministria e jashtme serbe promovoi ekspoziten e gruas se Escobarit).Sic dihej, largimi fallco dhe sa per sy e faqe i serbeve nga ruset, do na kushtoje shume

  2. Kembengulja e nderkombetareve ka te beje me premtimin qe i kane dhene Vucicit, ndaj Beogradi ka filluar falenderimet, duke e peruruar miqesine e rifituar pikerisht me te derguarit spéciale te ShBA, nje medalje per Grenel, me pas me ekspoziten e gruas se Escobar, e te tjera do te shohim me zhgenjim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *