• |
ide | kryesore

Juventus lëviz në prapaskenë shitjen e Vlahovic: bardhezinjtë takohen me menaxherin e Hojlund

-Instant, Sport
Hojlund


Juventusi ka vënë Hojlund në shënjestër dhe janë zhvilluar kontaktet e para me menaxherët e sulmuesit të Atalantës. Me të gjitha kushtet e nevojshme për një situatë brenda dhe jashtë fushës, drejtuesit e Juventus po studiojnë strategji të reja të merkatos së transferimeve. Zbulimi i fundit i Gasperini është një profil që pëlqehet shumë në Torino. Çdo dështim për t’u kualifikuar në Champions League, në fakt, do ta detyronte Juventus të bënte disa sakrifica të rëndësishme. E i dyshuari numër një për tu larguar do të ishte Dusan Vlahovic. Serbi ka admirues në të gjithë Evropën dhe çmimi i tij është i lartë.

Gjithashtu për këtë arsye Juventusi po heton terrenin me stafin e Hojlund për të kuptuar situatën. Idea është të vlerësohet mundësia e operacionit dhe ndoshta për të marrë një avantazh strategjik ndaj konkurrentëve që nuk mungojnë. Dortmund dhe Arsenali, për shembull, por jo vetëm kanë shfaqur interesin për danezin.

Nuk ka asnjë nxitim, edhe sepse fillimisht duhet të sqarohen të gjitha situatat e ndryshme. Ato që mund të ndikojnë në të ardhmen e Juventus. Por ndërkohë drejtuesit bardhezinj e kanë bërë të qartë se janë shumë të interesuar të flasin për këtë në një negociatë. Tratativa që sidoqoftë nuk do të jenë me kosto të ulët, duke pasur parasysh investimin e bërë verën e kaluar. Atalanta investoi 17 milionë euro për ta sjellë në Itali nga Sturm Graz 20 vjecarin.

Sa i përket Vlahovic, menaxherët e lojtarit po vazhdojnë të marrin vlerësime veçanërisht në Premier League. Ideja e Juventusit, që nuk e konsideron të patransferueshëm, është të mbledhë ndoshta një shifër shumë të rëndësishme afër 100 milionë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *