• |
ide | kryesore

Vuçiç flet pas takimit: Kurtit i kërkova vetëm asociacionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Vuçiç ka thënë se ka insistuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që në fund nuk kanë arritur tek marrëveshja.

“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, – tha Vuçiç duke shtuar se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë.

“Ishte e pritshme një takim i vështirë. Kurti kishte ardhur me idenë për të nënshkruar diçka. Nuk kemi biseduar për këtë. Kam insistuar për asociacionin. Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë të tjerë në periudhën e ardhshme.

Takimi i radhës do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, më 18 mars. BE-ja do të kërkojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Insistova për Asociacionin. Do të shohim nëse do të do të ndodhë në të ardhmen, – tha Vuçiç. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *