• |
ide | kryesore

Reagimi i “Reporters sans frontieres” për artikullin e Lapsi.al

Arkiva


Shkrimi “Liria e medias/Si Rama po përpiqet të manipulojë Reporterët pa Kufij” i publikuar nga Lapsi.al më 20 janar 2023 përmban shumë infomacione te paverteta.
Reporterët pa Kufij (RSF) shpreh keqardhjen që Lapsi.al, botuesi i të cilit Andi Bushati, një gazetar i respektuar qe ka vizituar zyrat tona më 28 shtator 2022 dhe të cilin RSF e takoi gjatë një misioni për lirinë e shtypit në Tiranë më 17 nëntor 2022, nuk e kontaktoi organizatën perpara se te publikonte artikullin e saj.
Reporterët pa Kufij (RSF) si organizatë i merr vendimet në mënyrë të pavarur dhe bën vetëm atë që ka për synim (dmth ndjek vetëm politikat e veta). Në artikull thuhet konkretisht se kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të RSF-së, Christophe Deloire, “fillimin e një procesi për rregullimin e mediave duke startuar me një konferencë pompoze në Tiranë”.
RSF e ka zhvilluar projektin për të promovuar lirinë e shtypit në Shqipëri si dhe zbatimin e etikës gazetareske, pa ia kërkuar kryeministri. Organizata gjithashtu ka shprehur synimin e saj për të promovuar zbatimin e masave mbrojtëse demokratike në hapësirën dixhitale. Çdo aktivitet i RSF-së kryhet në pavarësi të plotë.
RSF është një organizatë e pavarur joqeveritare e lirë nga çdo ndikim i jashtëm, objektivi i vetëm i së cilës është të promovojë lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e gazetarisë. RSF angazhohet me qeveritë në të gjithë botën. Renditja e një vendi në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nuk mund të ndikohet nga asgjë.
Më 11 nëntor 2022, Z. Edi Rama mori pjesë në një aktivitet publik të organizuar nga Forumi për Informacionin dhe Demokracinë, iniciuar nga RSF, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Shqipëria ishte vendi i 50-të që iu bashkua Partneritetit ndërqeveritar për Informacionin dhe Demokracinë. Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *