• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë supermarketi i Antonella Roccuzzo, lihet një mesazh për Messi: “Po të presim”

-Instant, F1, Sport
Antonella


Në Rosario, një supermarket që i përket familjes së gruas së Messi, Antonella Roccuzzo, është bërë shënjestër e kriminelëve. Mbi godinën është qëlluar me armë zjarri. Më pas, kriminelët kanë lënë një mesazh për futbollistin. Ngjarja ka ndodhur në agimin e të mërkurës. Supermarketi që i përket familjes së bashkëshortes së kampionit argjentinas, është shënjestruar vetëm për t’i dërguar një mesazh futbollistit të PSG.

Kriminelët kanë qëlluar me armë zjarri kundër dyqanit të familjes së Antonella Roccuzzo e pastaj braktisën skenën e krimit. Policia ka nisur menjëherë hetimin për ngjarjes, por deri tani nuk ka të dyshuar.

Lexo më tej: iPhone 14 me mbulesë të artë për skuadrën kampione bote të Argjentinës: dhurata e Messi vlen 200 mijë euro

MESAZHI I LËNË PËR MESSI

Atentatorët kanë lënë edhe një shënim kërcënues për yllin e PSG: “Messi po të presim, Javkin është një narko, nuk do të të mbrojë”. Intimidimi i drejtohet futbollistit por edhe kryebashkiakut të Rosarios, Pablo Javkin. Mesazhi mund të aludojë për një kërkesë gjobe të papaguar dhe ky mund të jetë paralajmërimi i parë. Vendlindja e kampionit të botës prej vitesh ka pasur një problem të rëndë të krimit të organizuar. Kryesisht situatat lidhen me trafikun e drogës, aq sa i është vënë nofka Chicago argjentinase.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *