• |
ide | kryesore

Njeriu i Trump kundër ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale: Aktakuza ndaj Thaçit e mbushur me rrena!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga mediet që të merren më shumë me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Grenell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Smith ka rrënuar reputacionin e Hagës. Sipas tij, aktakuza ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtra.

“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smith.. Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, tha Smith.

Kujtojmë se Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në nëntor të vitit të kaluar.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera./Express


3 Comments

  1. Eh more Grenell , ta kemi mbylle Telefonin njehere mire .

    Ska mo me thirre ne xhysme te nates

    Bye 👋

  2. Grenel nje deshtak qe ku ka shkelur vetem dem ka bere

    Tashme politika e jashtme amrikane eshte nje deshtim i planifikuar

    Mjafton te shohesh cfare gatuan ne Shqiperi per ti vene emrin mafia nderkombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *