• |
ide | kryesore

Familjarët e Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
eksperti



Familjarët e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij. Pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara ishin vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas. Ato kapin vlerën e miliona eurove. Ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO. Pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Tre prokurorët e çështjes kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO. Pasuritë e sekeuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina. Referuar kërkesës së SPAK nën sekuestro janë vënë aksione të 9 kompanive e shoqërive në emër Martinajt dhe familjarëve të tij. 5 automjete; 18 pasuri, arë, ullishte e njësi me sipërfaqe që varjojnë nga 82 m2 deri më 9800 m2; 1 apartament dhe një llogari bankare, kursimet e fëmijëve.

Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë”. Aty Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianaj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.


1 Comment

  1. Po Kokomani Winery dhe Arberia Palace pse nuk i sekuestruat? Se mire qe nuk i sekuestruat dhe luanin Simba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *