• |
ide | kryesore

Video/ Milan pengohet në San Siro nga Salernitana: Dia i përgjigjet Giroud, vendi i dytë mbetet mirazh

-Instant, F1, Sport, Video
Salernitana



Milani qëndron në zonën e Champions League por humbet një mundësi të madhe për t’u ngjitur në vendin e dytë. Në ndeshjen e prapambetur që mbylli javën e 26 të Serie A, skuadra e Piolit nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Salernitana. Kuqezinjtë mbeten pas Inter dhe Lazio në renditje. Në Meazza në pjesën e parë, Maignan shpëtoi rezultatin ndaj Dia dhe Giroud (46′) zhbllokoi ndeshjen me zgjuarsi në shtesë. Gol që nuk mjaftoi për kuqezinjtë. Në të vërtetë, në pjesën e dytë, Dia (61′) barazoi me një asist të përsosur të Bradaric. Në fund, Ochoa ndali cdo tentativë të Ibra & Co.

Lexo më tej: Video/ Rabiot fundos Samp: Juventus pëson dy gola në 100 sekonda, por rikthehet në ndjekje të Europës

Në San Siro, Salernitana ndaloi Milanin 1-1. Kuqezinjtë humbin sërish pikë pas disfatës së një jave më parë në Firence. Golit të Olivier Giroud në kohën shtesë të pjesës së parë iu përgjigj Boulaye Dia në pjesën e dytë. Me këtë rezultat, kuqezinjtë mbeten të katërtët në renditje (48 pikë), përpara Romës (47). Pioli megjithatë e sheh veten ende pas Lazio (49) dhe Inter (50), -20 nga Napoli kryesues. Salernitana e Paulo Sousa ngrihet në 26 pikë, +7 nga Verona e treta nga fundi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *