• |
ide | kryesore

Infantino, rizgjidhet në krye të FIFA-s deri në 2027: “Besoni te unë”

-Instant, F1, Sport
Infantino


Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të FIFA-s. Ekzekutivi italo-zviceran do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera, deri në vitin 2027. Infantino, kandidat dhe president i vetëm që nga viti 2016, u konfirmua njëzëri në Kongresin e 73-të të FIFA-s. Eventi po zhvillohet në Kigali të Ruandës. “Ju dua të gjithëve,” tha ai.

“Presidenca e FIFA-s është një nder i jashtëzakonshëm, një privilegj i pabesueshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Jam prekur nga mbështetja dhe besimi juaj. Unë do t’i shërbej futbollit dhe FIFA-s në të gjitha vendet e botës”. Kështu u shpreh Gianni Infantino në konferencën për shtyp pasi u konfirmua si president i organizmit drejtues të futbollit botëror. “Lidershipi është aftësia për të dëgjuar dhe mësuar. Mësoni gjithmonë, çdo ditë, pa u ndalur. Udhëheqja është aftësia për të vepruar, unë di ta bëj”, shtoi ai.

Lexo më tej: Botërori më i madh i historisë: 16 skuadra më shumë e 40 ndeshje më tepër në turneun 2026

“Vazhdoni t’i besoni angazhimit tim. Kërkoj që gjatë këtij mandati presidencial të vazhdojmë të punojmë së bashku. E të bashkojmë botën me futbollin.” Pas falënderimeve, Infantino më pas deklaroi: “I jam mirënjohës të gjithë atyre që më duan, si dhe atyre që më urrejnë. E di që janë aty dhe ju dua të gjithëve, veçanërisht sot”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *