• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ia ‘lidhi’ sytë Llogarasë, zgjodhi tunelin ku mund të vjedhë më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Nga Vlora, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Hysni Sharrën, ish kryeministri Salli Berisha denoncoi shkatërrimin e sheshit të qytetit. Berisha u shpreh se Rama i lidhi sytë Llogarasë duke ndërtuar tunelin ndërsa shtoi se ka zgjedhur të ndërtojë segmentin më të gjatë, për të vjedhur sa më shumë fonde.

“Vjen në Vlorë, ky sheshi këtu nuk është vetëm i Vlorës por i mbarë kombit. Ky vjen pa pyetur njeri. Pa asnjë konsultë me ju, pa asnjë konsultë mbarëkombëtare Shkatërron sheshin. Ndërton një objekt që duket si kasaphanë kuajsh. E gjeti ky. Shkon shkatërron sheshin që ishte simbol i qytetit. Ia lidhi sytë Llogarasë me tunelin. Por Vlora dhe Shqipëria pamje më magjepsëse se nga Qafë Llogaraja nuk ka. Më erdhën mua të bëjnë tunelin. Jo i thashë Llogarasë nuk ia lidh sytë unë. Kushdo të vijë këtu të dalë njëherë të shohë sa bukur është. Ky shkoi zgjidhi tunelin që vjedh më shumë, tunelin 7 km. Ka kushtuar pothuaj dyfishi i tunelit të Kalimashit. Se ndan paratë me kompaninë. Është koha me Hysni Sharrën të cilit unë i shpreh besimin më të plotë. Kam kënaqësinë më të madhe që ky është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju.

14 Maji janë zgjedhje lokale por janë zgjedhjet politike më të rëndësishme që nga viti 1992 kur ne e përmbysëm një monizëm. Më 14 Maj le të përmbysim monizmin e dytë. Le t’i presim biletën Edi Ramës. Edi Rama, është angazhuar në një luftë të pamëshirë kundër opozitës dhe pluralizmit. Kontraktoi si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare kryezbuluesin e Shteteve të Bashkuara. Por ja ku jemi ne, të pamposhtur demokratë. Jemi të pamposhtur jo se jemi mbinjerëzorë, por për shkak të kauzës sonë. Ne do fitojmë, rroftë Vlora, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

Ai deklaroi se qytetarët duhet të ngrihen në këmbë për të shpëtuar vendin nga Edi Rama i cili synon të shkatërrojë prodhimin vendas.

“Edi Rama arriti këtu ku arriti edhe për gabimin tonë sepse bojkotuam zgjedhjet. Në këmbë për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri. Shkoni në fshat, çfarë ndodh me fermerët tanë. Falimentojnë njëri pas tjetrit. E bën ligjin për të falimentuar fermerin. Inputet bujqësore me çmime stratosferike. Nuk i leverdis atij të ushqejë lopën me bar, detyrohet ta therë. Jep 1/6 e asaj që jep Kosova dhe Maqedonia dhe 1/10 e asaj që jep Serbia. Ne jemi këtu për të garantuar jo vetëm 2-3 fishimin e rrogave dhe pensioneve por një politikë që do të subvencionojë çdo prodhim të fermerëve.

Është e faktuar se ata e kthejnë veten disa herë. Prandaj dhe japin subvencion më shumë se ne. Kurse ky me Ballkanin e Hapur hapi mashtrimet e tij. Hapi kufijtë.. Askush nuk i hap. Çdo vend mbron prodhimet e veta bujqësore. Nuk ka më armiqësi ndaj qytetarëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka sepse ky vend po pakësohet dhe po tretet”, u shpreh ai.


23 Comments

    1. Denkari vogel! Cfare duhet te te shkerdheje Rama ende qe te kuptosh se kush eshte krimineli me i madh. Nje gjyshe vritet te dielen ne darke pasi ka punuar 16 ore, djathi 14 mije lek, nafta te shkoi deri 2mije e 700, kurse kush zgjedh Shqiperine ka alternative call centerin ne rastin me te mire apo kamarier me 300 mije ne muaj ne rastin me te keq. Ne Rama na vret perdite o aktivist legen. Hap ato syte prej qorri vullnetar.

  1. Ky përfundimisht ka rrjedhur dhe bashkë me të edhe Bushat botuesi që tunelin e konsideron një dëm të turizmit.

  2. Shpellari është sharës profesionist dhe si i tillë nuk lë rast pa e shfaqur talentin. Ai ska faj, po si nuk i thotë gjë familja që e kanë lënë në këtë gjëndje që është bërë gazi i botës. Po rri në shtëpi o xhaje se do ftohesh.

  3. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht

  4. O Sali O rrot kari! te errsohen syte nga cdo sukses i Rames se ti e do Shqiperine si vucidoli…keshtu te urdheron beogradi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *