• |
ide | kryesore

Petkoviç-Kurtit: Asociacioni të themelohet tani

-Instant, Lajme, Të fundit


Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, këtë të martë i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në reagimin e tij Petkoviç tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviç në Twitter. Gjithashtu ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrim”, siç thotë Petkoviç.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, poqë nuk kishte nënshkrim për të.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *