• |
ide | kryesore

Video/ Juventus dorëzohet para Zaccagni: Lazio fiton në Olimpico e mbron vendin e dytë

-Instant, F1, Sport, Video
Zaccagni



Fluturon Lazio, ngadalëson Juventus. Në ndeshjen që mbylli javën e 29 të Serie A, të besuarit e teknikut Sarri mposhti 2-1 formacionin e Allegri. Bardhekaltrit ndalin kështu ecurinë e bardhezinjve dhe konsoliduan vendin e dytë, në luftën e shumë skuadrave për zonën Champions League. 58 pikë për kryeqytetasit me Milinkovic-Savic (38′) që zhbllokoi ndeshjen mes protestave bardhezi. Rabiot (42′) vendosi gjithçka në ekuilibër pas zhvillimeve në një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë Zaccagni (53′) vendosi takimin duke përfunduar një aksion për manual të firmosur nga një asist me takë nga Luis Alberto.

Lazio mposhti kështu Juventus 2-1 falë golave të Milinkovic-Savic dhe Zaccagni, pas barazimit momental nga Rabiot. Bardhekaltrit konsoliduan vendin e dytë në renditje, duke u shkëputur nga Milan (tani i katërti -6) dhe Inter (i pesti -7). Sarri mban kështu Romën në distancë (i katërti -5). Bardhezinjtë mbeten 4 pikë pas Atalantës, në vendin e shtatë.

Lexo më tej:Video/ Dybala shpëton Romën, Atalanta shembet në shtëpi: Europa më pranë Juventus

Lazio mori avantazhin në minutën e 38′. Milinkoviç-Savic mori topin në zonë, pas një kontakti të dyshimtë me Alex Sandro. Arbitri nuk e gjykoi faull dhe serbi mposht Szczesny, me protestat e forta të bardhezinjve. Pas vetëm 4’ erdhi barazimi i Juventus me Rabiot që në rrëmujë shtyu topin mbi vijën e bardhë. Në minutën e 53′, bardhekaltrit kaluan edhe njëherë në epërsi, me plot meritë. Një pasim i shkëlqyer me takë nga Luis Alberto, nxorri të lirë Zaccagni. I vetëm përballë portierit, anësori mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.

Lexo më tej: Milan rrezikon zonën Champions, Pioli bën indiferentin: “Skuadra është mirë, por topi nuk donte të hynte”

Serie A Italy

Udinese 2-2 Monza
Fiorentina 1-1 Spezia
Atalanta 0-2 Bologna
Sampdoria 2-3 Cremonese
Torino 0-1 Roma
Verona 2-1 Sassuolo
Lazio 2-1 Juventus


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *