• |
ide | kryesore

Nga Ndicka te Messi, Barcelona ka një listë të gjatë me emrat që deshiron t’i përfitojë falas në verë

-Instant, Sport
Ndicka


Probleme financiare e dëshirë për të qenë protagonist. Zakonisht të dyja nuk është se shkojnë bashkë, por nëse Barcelona dëshiron të jetë sërish konkurruese në Evropë, duhet të bëjë një hap tjetër në cilësinë e skuadrës. Me problemet aktuale ekonomike dhe barrën e rëndë të pagave për tu ulur, Jordi Cruyff dhe Mateu Alemany duhet te përdorin gjithë imagjinatën e tyre në merkato. Drejtuesit blaugrana duhet të përpiqen të zgjidhin kërkesat e Xavi për sezonin e ardhshëm. Nga Ndicka te Grimaldo janë të shumtë parametrat zero në fokusin e katalanasve.

Një vit më parë ata sollën lojtarë me parametër zero dhe po fitojnë titullin kampion. Lojtari më i mirë deri tani ka qenë Andreas Christensen, por kanë shkëlqyer edhe Franck Kessie, Marcos Alonso dhe Hector Bellerin. Gjërat po funksionojnë kështu, atëherë përsë të mos përsëritet procedura? Duke parë përpara për sezonin e ardhshëm, klubi është duke u përfshirë edhe një herë në merkaton e transferimeve. Idea është të gjenden lojtarë që mund të mbulojne pozicionet me garanci. Mundësisht me parametër zero, që klubi të mos paguajë për kartonin e tyre.

PROJEKTI I PARAMETRAVE ZERO

Objektivi kryesor është sigurisht Lionel Messi. Argjentinasi përfundon kontratën me Paris Saint-Germain në qershor dhe nuk duket se do të rinovojë. Kështu, Barcelona ëndërron ta marrë Pleshtin pa asnjë tarifë transferimi. Në këtë pikë, Barça duhet të mendojë vetëm si mund të mbulojë pagën e tij. Marcus Thuram është një tjetër emër që është afruar kohët e fundit me Barcelonen. Pa harruar Evan Ndicka. Mbrojtësi francez ka vëmendjen e gjiganteve europianë. Ne moshen 23-vjeçare, Ndicka ende nuk e ka rinovuar kontratën me Eintracht Frankfurt. Pastaj është edhe Ilkay Gundogan një tifoz prej kohësh i Barcelonës, që e mbyll me Manchester City këtë verë.

Rikthimi i produktit të akademisë Alejandro Grimaldo në klub është një opsion. Në moshën 27-vjeçare, ai përfundon kontratën me Benfica dhe është një alternativë interesante për të përforcuar pozicionin e mbrojtësit të majtë. Inigo Martinez, mbrojtësi i Athletic Bilbao është një tjetër që ëndërron të luajë për Barcelonën, që shpreson t’i përfitojë të gjithë me transferime të lira në merkaton e verës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *