• |
ide | kryesore

Christophe Galtier akuzohet për racizëm nga ish-drejtori sportiv i Nice: “Shumë të zinj e muslimanë në ekip”

-Instant, Sport
Galtier


Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është akuzuar nga ish-drejtori i Nice, Fournier për racizëm. Historia vjen nga e shkuara, kur francezi drejtonte Nice e ishte ankuar për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër. Kjo është situata te PSG, pas fitores në Nice. Kryeyqtetasit vinin nga dy humbje radhazi, por nuk i janë gëzuar dot suksesit. Nga qyteti bregdetar kanë ardhur akuza të rënda për trajnerin e tyre, Galtier.

Ish-drejtori sportiv i Nice Fournier u kthye të akuzojë trajnerin për racizëm. E kishte bërë këtë gjë edhe në shtator, por u mohua me vendosmëri nga Christophe Galtier. Trajneri i PSG ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Fournier edhe në të kaluarën. Por tani është shfaqur një email në të cilin ish-trajneri i Lille dhe Nice flet qartë për situatën e organikës së tij në kohën e ekipit të Ratcliffe. Siç zbulon RmcSport, në vitin 2021, Fournier i shkroi drejtuesve si më poshtë: “Galtier në zyrën time më konfirmoi atë që më kishte thënë djali i tij (dhe menaxheri). Ai shpjegoi se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit dhe se nuk mund të kishte kaq shumë të zinj dhe myslimanë në ekip. Ai nuk foli me terma sportive, por vetëm në lidhje me fenë dhe ngjyrën e lëkurës”.

MENDJA TE LENS, NË PRITJE TË HETIMIT TË PSG

Tani për tani është një situatë një kundër një. Versioni i Fournier kundër atij të trajnerit francez. Ndërkohë, klubi parisien ka nisur një hetim të pavarur për të konstatuar vërtetësinë e akuzës. Por nuk ka dyshim se nëse këto pretendime do të vërtetoheshin nuk do të kishte më vend për trajnerin në pankinën e PSG-së. Christophe Galtier prej kohësh është në pozita të lëkundura. Për momentin, mendja e tij është fiksuar në ndeshjen e radhës kundër Lens, i dyti -6 nga PSG.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *