• |
ide | kryesore

Petkoviç: Politikanët shqiptarë po përgatisin alibi për të shmangur detyrimin për të formuar Asociacionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se politikanët shqiptarë po përgatisin një alibi për të shmangur detyrimin për formimin e Asociacionit dhe do t’i cilësojnë si të dështuara bisedimet në Bruskel më 2 maj.

“Qëllimi i qartë i Prishtinës është që të ikë nga bisedimet dhe procesi i formimit të Asociacionit, kështu që ajo përdor vendosjen e kushteve të pakuptimta dhe të pamundura, vetëm për të ikur nga detyrimet që dalin dhe janë marrë në dialogun në Bruksel”,u shpreh Petkoviç në një deklaratë.

Sipas Petkoviçit, Beogradi as “de fakto” dhe as “de jure” nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por shtoi se formimi i Asociacionit është kusht për të gjitha kushtet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Prandaj Glauk Konjufca, i cili udhëheq Kuvendin e Kosovës, nuk ka mandat të shkarkojë përbërjen e ekipit menaxhues serb për hartimin e statutit tëAsociacionit, kështu që është më mirë që ai të shmangë punën e tij, sepse përbërja e ekipit serb është konfirmuar nga përfaqësuesit e tij ligjorë”, theksoi ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *