• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti/ Rama shpenzon 5 mln euro për rikonstruksionin e vilës qeveritare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama fushat



Plot 5 milionë euro do të shpenzohen për rikonstruksionin e vilës qeveritare nr.5. Duket se shpenzimet marramendëse të qeverisë Rama nuk kanë të ndalur. Siç shihet edhe nga dokumenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka finalizuar procedurën e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Objekti i kontratës është “zbatimi, projekt rivitalizimi i rezidencës qeveritare vila nr. 5”.

Ndërsa fondi limit i këtij tenderi është plot 499.696.978 lekë pa TVSH, ose me TVSH plot 5 milionë euro.

Punimet do të kryhen brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh, ndërkohë që fitues ka dalë firma “Ad-Star” me vlerë 494.700.008 lekë.

Ofertë kishte edhe firma “AGRI CONSTRUCSION” me vlerë 497.997.756 lekë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë për instalacionin në ambientet e Kryeministrisë, do të shpenzoheshin jo pak, por 4 mln euro.

Shifër e cila shkaktoi debat për ditë me radhë, ku edhe kryeministri Rama u akuzua nga opozita se po shpërdoron buxhetin dhe nuk merr asnjë masë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të cilëve u është dashur të përballen me rritjen e çmimeve pa asnjë mbështetje nga qeveria Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama për një kohë të shkurtër po shpenzon 10 mln euro.

Kujtojmë se kësaj fature i shtohen edhe vendimet e Arbitrazhit, ndërsa qytetarët përballen me taksa të larta dhe të rinjtë zgjedhin largimin nga vendi, pasi nuk gjejnë asnjë mbështetje.


5 Comments

  1. KY shpenzim eshte ni pike uji ne deti…Kom bindjen KY hajdut I duket vetja SI sheik arab ,paramendo ka dhoma gjumin ne aeroplan ,duke par karakterin e tij kete dhome e perdor per seks me spiripalisen dhe shoqet e saja .Kjo munsi I kalon te gjitha limitet e ni kryministri normal,ndoshta mileti keshtu e do…!?

  2. Ditët e fundit në media ka dalë lajmi për restaurimin e shtëpisë në të cilën banonte Enver Hoxha, ku tërheq vëmendje shuma e caktuar për të, e cila besoj se e kalon vlerën e ndërtimit e kompletimit të saj fillestar.

    Gjithsesi, shqetësimi që ngjallin keto projekte të Qeverisë, vec tenderave e vlerave gjithnjë të ekzagjeruara, mbetet shfrytëzimi i tyre pas punimeve.

    Me vilat e ish Bllokut, përfshirë atë të Enver Hoxhes, është abuzuar si me çdo pronë shtetërore e publike në 30 vite, deri në privatizimin e tyre nga miqtë e pushtetit.

    Pas rikontruksioneve me bujë e me paratë e taksapaguesve shqiptarë apo me kredi të marra për t’i lënë në kurriz të tyre pas ikjes nga postet, vihet re shfrytëzimi i çuditshëm nga privati, ku raste flagrante janë bunkerët e Bollinos, kalaja e Tiranës (vec pjesës së ish pronarëve) etj.

    Pas restaurimit të Pallatit të Brigadave, ndërtuar nga italianët për Mbretin Zog, i cili nuk arriti të jetonte atje asnjë ditë, disa prej vilave qeveritare, apo godinave me vlerë historike ose kulturore nuk duhet të mbeten në dorë të privatit, teksa harxhet i paguajnë shqiptarët.

    I duhet dhënë fund pasurimit të një grushti njerëzish me pronat publike si në keto 30 vite, të cilet më pas tundin nga themelet shtetin e shqiptarëve për interesat e tyre, duke nxjerrë ligj të posaçëm për çdo pasuri
    të trashëgimisë së kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *