• |
ide | kryesore

Rama në Greqi: Erdogan ka bërë punë të shkëlqyer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama


Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur miqësinë e tij me Presidentin e Turqisë as Greqi ku mori pjesë në forumin ekonomik të Delfit. Në një fjalim në panelin e politikës së jashtmes Rama foli me superlativa për punën e kreut të shtetit turk. I pyetur se si i shihte zgjedhjet që mbahen në 14 maj në këtë vend Rama tha se ishte i njëanshëm.

“Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë. Me apo jo Erdoganin Turqia mbetet faktor stabiliteti në Europë”- deklaroi Rama.

Rama u shpreh i pakënaqur me nivelin e investimeve greke në Shqipëri pasi sipas tij ka një potencial shumë të madh për përmirësim.

“Nuk është nevoja të jemi në BE që të shtojmë marrëdhëniet me Greqinë. S’kemi pse presim. Greqia tashmë ka kthyer sytë nga rajoni. Është humbur shumë kohë në të shkuarën”– deklaroi Rama.

“Ballkani perëndimor ka qenë pjesë luftërash dhe urrejtje. Ne jemi tani në pjesën më të mirë të historisë së rajonit dhe kjo falë BE dhe SHBA. Prej shekujsh ne nuk flisnim me njëri tjetrin. Tani 8-9 vitet e fundit ne po flasim. Nëse flasim për politikat e jashtme të vendeve ballkanike ne kemi një panoramë të përzier.

Shqipëri është tërësisht pa influencë ruse. Kosova plotësisht pa influencë ruse. Në Serbi dhe Bosnjë kemi një panoramë krejt tjetër. Marrëdhëniet tona me Rusinë janë të një lufte të ftohtë”- theksoi Rama.


11 Comments

  1. Orakulli i Delfit, Rama, ditët e fundit po i hap sytë Perëndimit. Tek italianët bëhet avokat i Serbisë, aq sa i vuri në dyshim nëse Shqipëria ka qenë apo jo pjesë e ish Jugosllavisë.
    Madje edhe të ardhmen në BE, Kryeministri i saj e sheh dorë për dore me Serbinë!!!

    Por një tjetër panagjeri u hodh në Greqi, ku Rama dha idenë se Erdogan ka bërë punë të mira në vendin e tij, pra duhet parë ndryshe.

    Teksa lexoja keto deklarata më erdhi pyetja: A do të thotë ndonjë fjalë në shtypin e huaj KM për Kosovën, pikërisht në prag të takimit, Kurti-Vuçiç në 2 maj në Bruksel?

    Le të shpresojmë…

    1. O ju te lapsit , sikur nuk po shkruani me per Bechetin ?
      A i mori ato eurot ai apo jo ? Apo u harrua ajo ceshtje ?

      Fushata vazhdon .

  2. Nga shkopi kundër demokratëve tek prehëri i Berishës/ Ku do të strehohen në të ardhmen kushëriri i Metës, Ervin Salianji dhe Fisniku i tij në Kavajë?

    1. Me kujtohet Kur erdhi ni piktori nga parisi,dhe Kur fillun debate per ni politikan te ri,te moderuar pastaj edhe artist,te gjithe ishin ne dijenin SE KY karagjoz vinte nga rruget e parisit qe kishte vjedhur ca ikona per te fituar lek,ne gjermani ka edhe akuze per droge,E pra ne zgjedhjet qendrore fiton 1miljon vota(shuplaka) nga intelektual te ndryshem perveq popllit te thjeshte.Ky hajdut Tash ka privatizu shtetin njejt SI xhaxhi enver dhe von do largohet perveq nese I vjen nga zoti…! Bon akrobacione SI te ishte I drogum ,popull dele SE ndryshe nuk Po di SI te shprehem ,nuk besoj SE do kalonte pragun5% ne shum shtete te botes ,SE Europe shanc nuk do kishte.kry Kali kry gomari ,apo qen von do e hiqni nga shpina …!?

  3. O mjere vendi qe ka rene ne dore te shpifesirave Kryeminister krimb se njeri nuk mund te jesh Kur do i hapin syte njerezit qe te te shporrin ty dhe ata bythelepiresit qe te vijne nga pas Vendet e botes kane kryeministra kurse Shqiperia ka kryekaragjozin dhe kryepalacon

  4. Ore mos mendoni më së kush është Rama.Ai kurrë nuk ka qenë perëndimor.Nuk do as anëtarësimin në BE.Dhe Amerikën nuk e do por vetëm Sorros dhe marksistët e tij në PD amerikane.Ai është pro lindor duke filluar nga Vuçic,Putin, Erdogan e arabët.Dmth ato vënde dhe persona diktatorial.Ai është antishqiptari më i madh që njeh historia shqiptare.Nuk e di që ata socialistë patriotë e pro perëndimore që në të vërtetë ka shumë,kur do reagojnë?Tani është momenti.Rama i ka hequr të gjitha maskat.

  5. FALENDERIME KOMENTUESI GIM. SHUME DREJTE NE KONCEPT, POR MENDIMIN E SHPREHJET FAKTIKE PER KET KARAGJOZ KM QE KEMI, FATKEQESIA JONE ESHTE SE MES NJI POPULLI KA RRYMA ANTI SHQIPTARE QE VEPROJNE SI SKUTHE ME QITJE TE LARGET. E KJO ME KUJTO KONICEN, POR LE TE SHPRESOJME SE MBASE NJI DITE DO BEHEMI KOMB ATDHETAR QE FITORIA TEVJE PAS SHPORRIJES SE FARES SE KEQE TE RILINDJES TE BIJEVE KODOSHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *