• |
ide | kryesore

Daçiç: Prishtina do vazhdojë të shmangë formimin e Asociacionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Daçiç


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Prishtina ka punuar për 10 vjet për të shmangur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe beson se nesër në Bruksel, gjatë raundit të ri të bisedimeve me Beogradin, do të vazhdojnë me të njëjtën linjë.

“Prishtina do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti, ekipi menaxhues dhe kompetencat që ka komuniteti,” u tha Daçiç gazetarëve këtë të hënë.

Daçiç nënvizoi se javën e kaluar ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku ndër të tjera është diskutuar për Asociacionin dhe se para 10 vitesh është mbajtur një seancë e asaj organizate ku është diskutuar për të njëjtën temë.

“10 vjet më parë, ne po dëgjonim të njëjtën gjë. Të gjithë shprehën kënaqësinë e tyre që ishte një akt historikisht i rëndësishëm. Kanë kaluar 10 vjet dhe Asociacioni nuk ka ndodhur,” theksoi ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *