• |
ide | kryesore

Lubonja: Duhet të dalë një lëvizje dhe t’i thotë Ramës ‘vaff**ulo’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja: SPAK nuk pastron dot llumin e madh, ndryshe do niste me Ramën


Për analistin Fatos Lubonja duhet të dalë një lëvizje dhe t’i thotë kryeministrit Edi Rama ‘vaffanculo’.

Lubonja komentoi posterin e shumë diskutuar të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me gishtat e mesit lart, ku tha se është normale, por varët sesi interpretohet dhe manipulohet në Shqipëri.

“Kam debatuar në lidhje me gishtin e mesit. Është goxha e përdorur në Itali ‘vaffanculo’. Në Milano ka një skulpturë me gishtin e mesit lart si shenjë refuzimi të fuqisë së parasë. Është një mënyrë komunikimi agresiv që s’ka të keqe, por varet si interpretohet. Nuk e di sa është kuptuar dhe manipuluar për të thënë se është banale. Duhet të kishte një lëvizje që të thotë ‘vaffanculo Ramës dhe qeverisë’. Këlliçi, duke qenë se është pak pjesë e klasës politike, stonon pak pasi edhe program nuk është për atë pastrimin e madh që ka nevojë Shqipëria. Ne bëjmë sikur jemi në një fushatë elektorale, por kemi denoncime që nuk janë nga deklarata e Ramës. Transport publik falas, të bën të mendosh se vështirë të bëhet pasi zgjedhjet janë të rrezikuara. Nuk është një fushatë e drejtë. Është si një film që e kam parë dhe e di fundin”, tha Lubonja.

Ai deklaroi më tej se kandidatët e PS i sheh nën hijen e posterit të Ramës që thotë ‘më votoni mua me ngjyra lart, ose këta të dy me të zezë poshtë’.

“Të mazhoranca shoh atë që thonë ‘ne kemi qeverisur mirë dhe do vijojmë’, s’ka premtime të reja. Janë të bindur se kanë punuar për të fituar zgjidhjet pasi nuk ka zgjedhje të lira. Tirana po bëhet e pabanueshme për shkak të betonit që po hidhet për të pastruar paratë. Nuk ka hapësirë të gjelbër, parqe, askush nuk i mendon këto që janë të rëndësishme. Këta që mendojnë të blejnë një apartament, janë rritur shumë çmimet. Këto ulërasin për frenimin e tij dhe ndëshkim”, tha Lubonja. /BW/


11 Comments

  1. Levizja eshte, e Arlind Qorri! Ju analistet qe nuk shiteni e bliheni, duhet ta mbeshtesni.. Ai ka nevoje per ju, per zerin e mendimeve tuaja, dhe ne populli kemi nevoje te na tregoni njeriun e duhur, me emer e mbiemer!

  2. Bravo Lubonja.Rama ka përdorur fjalorin, fyerjet e shprehjet më të rënda sa herë ka dash në këto jetë politike të tij në çdo dalje e pse mos të bëjë Belindi një gjest kuptim plotë,i përdorur kudo në botë kundërveprim ndaj të keqes, në këtë rast ndaj korrupsionit që është e keqja më e madhe jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.

  3. Në kallëzimin e dorëzuar nga SPAK, Zylfe dhe Muharrem Haklaj padisin 16 persona, mes të cilëve edhe Sali Berishën. Sipas padisë, Berisha ka udhëhequr bandën e armatosur të fisit Hoxha, që ka organizuar vrasjet e Fatmir Haklajt dhe tre vëllezërve të tij.

    Kallëzuesit thonë se i kanë vënë prokurorisë së posaçme në dispozicion shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët provojnë tej çdo dyshimi se kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, kanë kryer akte terroristë.Ky fatosi nuk ka bythe ta shkruaj shqip te sharen dhe i thote shpellkareve te krijojne nje levizje me kete fjale

  4. CFARE I PREK KETA PAL,,,,ARIS QE BEHEN BANALE. VAFACULO,,, ESHTE SHPRWHJE E POPULLIT ITALIAN KONDRA HAJDUTEVE E MASKARENJEVE QE MASHTROJNE NJE POPULL. KET MENYRA DUHEN STIMULUAR PER TE LUFTUAR BERESIT E POSHTERSISE NDAJ POPULLIT .ME CFARE PROTESTE VIZIVE MUND TE LARGOHET KJO BANDE GANGESTERESH QEVERITARE, KUSARE. POR LEGENET E SHPUAR RILINDAS, E DISA PSEUDO ANALISTE U HODHEN NE SULM DENIGRUES SE GJOJA I OFENDOKERKA GJISHTI MESIT. PO FOTOT NUDO TE KETIJ KRYE HAJNI SI JU DUKEN, PO AKUZAT NDAJ TE JATIT PER INCEST, PO SHKELMAT ME TE DASHURATNE PJACE, A JU BEJNE PERSHTYPJE,,,JOOOOO, E MBULNI ME SULME KODOSHIN, SE JENI KOPILE NE RRJESHT PAS PISIT GOJOR KRYEMINISTER, SHIHNI RASTET E KO.MUNIKIMIT, BANAL,I SFAZUAR, POR AKTOR I PESHTIRE. LUM SEKTI QE E KA, KOHA E TIJ PO MBARON, E BASHKE ME TE EDHE ZORRAXHINJTE E SORRAT QE MBAJNE CELESIN BRENDA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *