• |
ide | kryesore

Vuçiç pas takimit: Asociacioni sipas marrëveshjeve 2013 e 2015, ose fund për gjithçka

-Instant, Lajme, Të fundit
Vuçiç


Në një deklaratë pas takimit me Kurtin, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se pas raundit të sotëm të dialogut është e qartë se Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj. Me këtë Vuçiç i referohet formimit të Asociacionit. Sipas Vuçiç, dialogu tani është në një ngërç të madh”.

“Sot arritëm te muri”, ka thënë ai në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit. Sipas Vuçiç reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka asnjë pikë në draft që nuk është nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015. Ai gjithashtu ka deklaruar se sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës.

“Ne nuk duam të flasim për sistemin e tyre ligjor, por për faktin se ne të dy duhet të bëjmë një kompromis për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka përsëritur se në vitin 2015 ai dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar parimet për formimin e Asociacionit. Vuçiç thotë se Kosova tani po heq dorë sepse kështu ka thënë gjykata Kushtetuese.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *