• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet në Turqi/ Erdogan rrëzon të gjitha sondazhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Me mjaft interes po priten këtë të diel edhe zgjedhjet në Turqi. 64 milionë votues me të drejtë vote kanë hedhur votën e tyre për të zgjedhur një president dhe parlament për një mandat 5-vjeçar. Sipas të dhënave të 82.5% të qendrave të votimit duket se Rexhep Taip Erdogan po shkon drejt një tjetër mandati pas më shumë se 20 vitesh në pushtet.

Sipas të dhënave paraprake, Erdogan ka marrë 50.30% të votave. Rivali i tij republikan Kemal Kilicdaroglu ka marrë 43.91% të votave. Nëse këto rezultate do të konfirmohen atëherë Erdogan ka rrëzuar të gjitha sondazhet që i jepnin fitoren opozitës. I treti është renditur Sinan Ogan me 5.31% të votave ndërsa i fundit është Muharrem Inçe me 0.48% të votave i cili pak ditë më parë deklaroi tërheqjen nga gara, por emri i tij kishte mbetur në fletën e votimit.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazh më 28 maj. Pjesëmarrja është 88.32% të personave që kishin të drejtë vote. ©LAPSI.al
Erdogan


3 Comments

  1. O koqet e lapsit Erdoğani në 90% të kutive të votimit ka 50.5% të votave kundrejt 44 % të atij Sorraxhi ut dhe 2 milionë e 700 mijë vota para.

  2. Prandaj votojnë 85% të turqve o vemje PaliLoqja se eshte Erdogani diktator.shko futja 1 cigare hashash o Rilindas bythqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *