• |
ide | kryesore

“Nuk merremi me arbitra”: Halili i lumtur për barazimin, por nuk thotë asnjë fjalë për Shehin

-Instant, Sport
halili


“Kishim ndeshje të vështirë dhe çdo pikë është e rëndësishme. Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do. Kishim shumë mungesa dhe mendoj se kemi marrë diçka shumë të mirë këtë ndeshje”. Refik Halili i gëzohet barazimit 1-1 me Partizanin në derbi, që e mban Tiranën dy pikë para në krye të renditjes. Presidenti i bardhebluve megjithatë eviton të flasë për rinovimin me trajnerin Orges Shehi, që mes shumë problemeve, po udhëheq skuadrën drejt titullit të dytë radhazi.

Halili ka shmangur përplasjet për arbitrimin, ndonëse penalltia e padhënë i djeg ende: “Ne si klub kemi si vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet. Ne arritëm të marrim atë që merituam”.

Lexo më tej: “Ishim të irrituar, arbitri na hëngri hakun”: Shehi nuk harron prekjen me dorë të topit nga Telushi

Misioni kampionat është ende i papërmbushur, por është pranë, njësoj si Kupa. Tirana është në finale dhe ëndërron një tripletë, bashkë me Superkupën, që tashmë e ka fituar: “Të mbarojmë njëherë këtë. Klubi ynë ka bërë diçka shumë të mirë, jemi korrektë dhe klub shumë serioz. Respektojmë kampionatin për ta çuar në nivele të larta. Falënderoj tifozët që shpenzojnë dhe na ndihmojnë për të arritur suksesin”, u shpreh Halili.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *