• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Është e drejta e kryetarëve të rinj të komunave që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Albin, Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se është e drejta e kryetarëve të rinj të komunave, që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim.

“Është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim. Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që t’i shërbejnë ata të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengimi i dhunshëm – është mënyra e duhur për të shprehur pikëpamjet politike në një demokraci”, shkroi Kurti në Twitter.

Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Një ditë më herët, ata ishin betuar në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave për shkaqe sigurie. Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërkaq Policia e Kosovës njoftoi se të paktën pesë zyrtarë policorë pësuan lëndime.

Rritja e tensioneve u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake.


5 Comments

  1. O Kurt Karabasta a e din qe je shtet koti nuk as kadaster.
    Amerika ti dha te gjitha edhe lirine edhe llapen.
    Liria eshte e shtrenjte kur nuk ke as nje ushtar perfect mje hip0 president.
    Kurt je trim me veten se askush nuk ti blen.

  2. Ja dha lirinë or Janaq por simbas teje liri me çfar thotë Amerika??Do me thënë që Vrasësi të bëjë ç’të dojë e viktima të uli kokën. Këtë të bëjë Kurti?Apo të bëjë si ky xhambazi inë i gjatë që bën çar të dojë në Shqipëri se kështu i thotë Amerika.Dhe pa pikë turpi kritikon Kurtin dhe del në mbrojtje të sivllaut të tij kriminelit Vuçic siç po bën dhe ti.Jeni e njëjta kopje!!!

  3. Je i vetmi, “shqiptar desident” sipas teje dhe kelysheve te zorroszit, qe ke dale i gjalle nga burgjet e serbise ne vitin 1999.
    I vetmi njeri qe ulet ne takim me nderkombetaret dhe me ty ne tavoline PA LETRA E DOSJE eshte vuçiç.
    Ai te njeh mire, ndofta jo direkt ai por ustallaret e tij ….. Funderrine qe po merr ne qafe KOSOVEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *