• |
ide | kryesore

I bllokuar/ Kreu i komunës së Leposaviqit do kalojë natën në zyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
komunës


Kryetari shqiptar i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka mbetur i bllokuar në objektin e komunës. Ai kishte shkuar në zyrë që në orën 06:30 të mëngjesit dhe sipas mediave të Kosovës ai është ende duke qëndruar aty.

Klan Kosova raporton se i zgjedhuri i Lëvizjes Vetëvendoje gjendet brenda me vëllanë e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.

Gjatë ditës në Leposaviç serbët kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit. Më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë. Ata kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan. Në këtë të fundit pati tensione të mëdha gjatë pasdites pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.


Ndërsa Izmir Zeqiri, kryetari i komunës së Zubin Potokut ka deklaruar se martën nuk do të shkojë në zyrë, as ai dhe as Ilir Peci, kryetari i komunës së Zveçanit. Të dy janë të zgjedhur nga PDK-ja në këto komuna. Ai tha se vendimi është marrë për shkak të gjendjes së krijuar dhe të pakoordinuar me SHBA-ne dhe BE-në. Zeqiri deklaroi edhe se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka qortuar për hapat e nxituar që kanë marrë.

“Ai ishte i shqetësuar pak, edhe na qortoi pak ambasadori për hapa të shpejtuar dhe për përdorimin e forcës, sepse ata nuk e kishin paraparë që të përdoret forca ashtu, por ja që ka ndodhur dhe ne u munduam t’ia tregojmë shqetësimet tona ambasadorit amerikan dhe përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë”, – tha Zeqiri. /LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *