• |
ide | kryesore

Provokon tenisti Djokoviç: “Ndaleni dhunën, Kosova zemra e Serbisë”

Arkiva, F1, Sport


“Kosova është zemra e Serbisë – ndaleni dhunën”. Tenisti serb Novak Djokoviç e ka të qartë se mund të ndëshkohet për mesazhin politik në lidhje me Kosovën gjatë turneut Roland Garos, por ka këmbëngulur se do të vazhdojë të përkrahë serbët e Kosovës.

Pas fitores kundër Aleksandar Kovacevic (6-3, 6-2, 7-6), ai shkroi para kamerës parullën: “Kosova është zemra e Serbisë – ndaleni dhunën”, duke thënë mesazh të qartë politik.
Djokoviç, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

“Unë nuk jam politikan dhe nuk e kam për qëllim të përfshihem në debate politike. Kjo çështje është shumë e ndjeshme dhe si serb më lëndon shumë gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha Djokoviç.

Ai po i referohej tensioneve në veri të Kosovës, të cilat u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj shqiptarë ta nisin punën pasi dolën fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Djokoviç, babai i të cilit ka lindur në Zveçan, tha: “Nuk e di çfarë do të ndodhë, dëgjova që ka pasur shumë kundërshtime (për mesazhin tim) në rrjetet sociale dhe nëse unë do të ndëshkohem, por unë nuk zmbrapsem, do ta bëja përsëri”, këmbënguli 36-vjeçari.

Ai shtoi: “E pakta çka mund të bëj është të ofroj përkrahje si figurë publike, veçanërisht si i biri i një njeriu që la lindur në Kosovë…Kosova është vatra jonë, manastiret tona më të rëndësishme janë atje”, pretendoi Djokoviç.


3 Comments

  1. ketije duhet ti shkerllehet rraca, turp per shqipetaret qe shkojne dhe e shofin ne Roland Garros , duhet ta zene ne ndonje vend dhe ti fusin preshin ne bythe ku jane gangot shqipe

  2. E ta shikosh mbiemrin Gjokovic është safi mbiemër shqiptar.Gjoka është mbiemri i tij.Dhe Gjakova ndoshta.Dhe është origjinas nga Gjakova. Ngelën besnik ordodoksisë por mos u njehsuar me muslimanët.U bënë sërb për shkak të fesë.Ky fenomen është i thellë dhe në Greqi ndër Arvanitasit.

  3. SI NUK NA E LEVDOI EDHE VELLAIN E VUCICIT, RAMEN, I SHPETOI, POR ZEMREN GJOKANOVICI E KA NE BEOGRAD, E SMUN TA KETE NE KOSOVE, QE NA QUAN ZEMREN E SERBISE. TA SHOHE HISTORINE E HERESHME SE DERI KU ISHIN KUFIJT APO FIST DARDANE, E PASTAJ TA SHHI RRACEN, PREJARDHJEN E TIJ. KJO THIRRJE E KETIJ NACIONALISTI ESHTE QE TE RRISE AGRISIVITETIN E PAKICAVE NE ATO KOMUNA, E JO PER ULJEN E TENSIONIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *