• |
ide | kryesore

Gazata italiane: Shqipëria i jep “OK” projektit, tubacion uji nga Syri i Kaltër në Puglia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ideja e vjetër italiane për të ndërtuar një ujësjellës që do të lidhte burimet ujore në Jugun e Shqipërisë me rajonin e Pulias, duket se do të bëhet realitet shumë shpejt. Sipas Corriere.it, që i referohet një deklarate të presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano, qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile Italisë për projektin e ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento.

Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit Fatos Nano për të çuar ujin me tubacion nga burimi i “Syrit të Kaltër” në Delvinë drejt Jugut të Italisë, tashmë ka marrë formën e një projekti dhe pritet të kushtojë 1 miliardë euro për t’u realizuar. “Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim se ka interes që t’i paguajë për të. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet në sistemin e ujësjellësit.

Për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme do të duhen 4 vite punë dhe një miliardë euro. Ujësjellësi pritet që të financohet me burimet e BEI-së, BERZH-it, shtetit Italian dhe rajonit e korporatës së ujësjellësit pulian. Qëllimi sipas Corriere.it është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia dhe për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit. Sipas palës italiane, Shqipëria do të kishte një përfitim ekonomik, duke qenë se do të hapeshin rreth 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte.

Propozimi për ujësjellësin u lançua në vitin 2022 nga presidenti i Konfindustrisë së Pulias dhe Bari-Bat, Sergio Fontana. “Këtu në Pulia ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi Ujësjellësin Pulian, më të madhin në Evropë, stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar buzë detit Adriatik kemi përballë Shqipërinë, një vend shumë i pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë proaktive. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz duke ndërtuar një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Fontana, gjatë takimit vjetor të Konfindustrisë Bari-Bat.


15 Comments

  1. Edith Harxhi, nuk ka asnje kontribut ne PD. Por mori poste te rendesishme vetem per nje arsye. Ajo ishte shoqe me Argita Berishen. Gjatë gjithë kohes qe PD ishte ne pushtet Edithin e therrisnin. “Ajo shoqja e Argites, ajo Harxhi” pra dhe emrin nuk ja dinin.Ky eshte vizion europian

    1. Uji qe shitet ne itali do te lere gjithe zonen e sarandes pa nje nga burimet me te rendesishme te ujit..varferimi i zones eshte i pashmangshem..

    1. O naro janë zhurmusat e ramës. Kshu kishte dhe dulla kshu ka dhe rama.

      Thuj që rama ja qiu robt, e shiti dhe ujin me gjithë sy të kaltër. Ç’a ka për ti ardh në dorë ka për ti qi robt rama , ska me lon gjo prej gjoje. Do i shese vjedhe prishë për një grusht dollarësh eurosh

      Kancer

      1. Sla gjë pa bërë e gjë pa shitur duke ja shkatërruar pasuritë vëndit.Uji është një nga këto.Ne vënd që t’a përdorim për veten tonë sepse të gjithë qytetet por sidomos fshatrat s’kanë ujë ky antishqiptari ja jep botës.

    2. Bravo Rama, them te shesesh dhe grate e atyre qe te votojne, 50 euro / ora se shqiptareve nuk u ngrihet me nga pangrenesia!

      1. Hahahahahaha
        Sa për dijeni, sta ja japin vetë jo betëm gratë po edhe bythen e tyre!
        50 euro ora ? Mos ja iiiii robt!

        Shumica janë modhe e tretë ,vetëm shurrën mund tu bësh aq të dhpifur etë lodhur janë!

        Ça janë aktiviste administrate dhe sektori privat .mund tu shkoje pazari 20 mije lek pas muzeut. Shumë por shumë pak kap 50 euro ora. Toma pastaj është pazar tjetër😂

      2. E thene ndryshe shqiptaret qe kane burime ujore pa fund,e blejne nje bidon uje te vendit te tyre me shtrenjte se italianet qe e marrin qindra km larg nga vendet e tjera. E thene ndryshe kjo qeveri i shet pasurite e shqiptareve per nje kg kastravec.E thene ndryshe ky burim a nuk mund te perdoret pet tregun e brendshem qe shqiptaret ta kene ne rubinetat e shtepive te tyre ujin direkt nga burimi pa pasur nevoje te shpenzojne miliona euro per depozita,filtra pompa sherbime etj etj.Me cfare kalemi i ben hesapet qeveria e patronazhisteve,

      1. A do te ishte me mire, e lire te shite patronazhistet e aktivistet e partise se kurvit, qe dhe ne ate uje ta pinim rehat e me shumice. Inshalla i mbushet mendja pronarit te sektit qe nje here te vetme ta shpetoi kete popull nga bijte e kurvit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *