• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Bilisht, 25-vjeçari përfundon me plagë në spital

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një motomjet. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkohë shoferi i “Benz-it” është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policise:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *