• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri ‘vret’ ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë

-Instant, F1, Sport, Video
Rodri


Manchester City është kampion i Evropës. Në Stamboll, skuadra e Pep Guardiola mposhti Inter 1-0 në finale, duke fituar Champions për herë të parë në historinë e tyre. Tripletë e jashtëzakonshme e Citizens, pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup. Në Ataturk u vu në skenë një pjesë e parë shumë taktike dhe e balancuar. 45 minuta të shënjuara nga fare pak raste dhe dëmtimi i De Bruyne. Më pas, në pjesën e dytë, City zhbllokoi ndeshjen falë golit të Rodri (68′). Inter reagoi, por u ndal te traversa e Dimarco dhe në pritjet e Ederson, që ndali Lautaro e Lukaku.

Asnjë arritje, asnjë natë për t’u mbajtur mend. Manchester City fiton trofeun e parë të Champions në historinë e tyre. Vendosi një gol i Rodri në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Interi akuzon mundësinë e humbur të Lautaro me rezultatin 0-0. Skuadra e teknikut Inzaghi ishte kurajoze u ndal nga fati i keq i traversës së Dimarco dhe, disa sekonda nga fundi, pritjen me këmbë të Ederson në goditjen me kokë të Lukaku. Mund ta kishte cuar ndeshjen në shtesë belgu. por nuk ndodhi.

Formacioni i Simone Inzaghi, në humbjen e tyre të parë pas 7 finaleve të fituara radhazi, del nga Stambolli me kokën lart. Përballë, ndoshta formacionit më të fortë në botë, plani i ndeshjes ishte perfekt. Inter e bllokoi kundërshtarin për një kohë të gjatë, deri në goditjen e mesfushorit spanjoll. Haaland i frikshëm nuk shënoi, i kontrolluar mirë nga Acerbi, por në fund ishte Guardiola që buzëqeshi. Spanjolli përsosi tripletën që e kishte arritur më parë me Barcelonën. Tani United nuk është më skuadra e vetme e Mançesterit që e ka fituar kupën me veshë të mëdhenj.

ZHGËNJIMI ZIKALTËR…

Gjithsesi, mbetet një sezon i rëndësishëm për Inter, me dy trofe të fituar. Por kjo është finalja e dytë europiane e humbur në epokën e Zhang, pas asaj të 2019-2020 në Europa League. E në Ataturk zhgënjimi për të gjithë zikaltrit është i madh. Por ndërsa lojtarët ishin në lot, Curva Nord i duartrokiti dhe këndoi për ta, për gjithcka dhanë në fushë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *