• |
ide | kryesore

Kledi Hysa zbulon detaje nga njohja me Evi Reçi

-Instant, F1, Paparazzi



Kledi Hysa ka folur së fundmi për lidhjen me artisten Evi Reci.

Në një intervistë në “Natën me Aulonën”, ish-banori i “BBV” ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes së tyre.

“Sapo kisha dalë nga Big Brother-i dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkimi për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt ndryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha ardhur në Shqipëri.

Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte pamja e parë. Deri sot Evi ka gjithmonë diçka për të dhënë”, u shpreh  Kledi .

Ndërkohë pak kohë më parë dyshja në një intervistë për “Revistën Who”  u ndalën dhe tek sfidat që kanë hasur në raportin e tyre.  “Kur njohja të merrte një formë, kjo ishte pjesa që na shqetësonte më shumë. Ende nuk e dinim ku ishim. Jeta e Kledit kishte ndryshuar në mënyrë radikale pas “BBV”. Kishte ende vëmendjen e publikut, njerëzit e donin shumë.Nga ana tjetër, unë prej kohësh jam pjesë e medias, jam natyrë e përmbajtur në çdo sferë, sidomos në atë personale, kjo natyrisht ngjallte më tepër kuriozitet”, tregoi artistja./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *