• |
ide | kryesore

Video/ Tris kuqezi në ‘Torsvoellur Stadium’: Shqipëria e dyta, Moldavia na bën një nder

-Instant, F1, Sport, Video
Torsvoellur


Mbrëmje e rëndësishme Shqipërinë në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë e brazilianit Sylvinho mposhtin 1-3 Ishujt Faroe, në Torsvoellur Stadium, në përplasjen e parë historike mes tyre. Tre pikë të tjera, tre ditë pas atyre të marra ndaj Moldavisë, që e ngjisin kombëtaren në vendin e dytë pas Çekisë. Pikërisht kështu, sepse moldavët i shkaktuan një humbje me përmbysje Polonisë, duke na lejuar parakalimin në Grupin E.

Sylvino ruajti boshtin e skuadrës me vetëm dy lëvizje: Asllani për Baren dhe Seferi për Uzunin. Asnjë ndryshim tjetër e duket se skuadra e ka ritmin. Ishujt Faroe dhe bari sintetik nuk u duk një problem me raste që u konkretizuan në minutën e 19′. Nedim Bajrami, akoma ai, shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë. E djathta e mesfushorit, në asistin e Asanit, ishte perfekte në këndin ku portieri Gestsson nuk mund të arrinte. Goli i dytë radhazi për Bajramin, pas atij kundër Moldavisë, në fitoren 2-0 në Tiranë. Kuqezinjtë patën ritëm, ide, fantazi e ndoshta mund ta kishin vrarë ndeshjen para se të komplikohej. Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi e fitoi po vetë 11 metërshin.

Supremacia shoqërohet shpesh me neglizhencë dhe pas rastesh të shumta të humbura, me Seferin, Asanin e Cikalleshin, u ndëshkuam në fundin e pjesës së parë nga Faero. Një gabim në vendosje i portierit Berisha lejoi mesfushorin që me kokë të shënonte golin e 1-1. Ekuilibri në Torsvoellur Stadium megjithatë nuk zgjati shumë, sepse 6 minuta pas rifillimit Asllani shënoi me një magji të vërtetë, që entuziamoi teknikun Sylvinho. Ka një arsye përse Inter e zgjodhi dhe Asllani e tregoi në mbrëmjen e ftohtë të Ishujve Faroe.

SHUMË RASTE TË LEJUARA

Ajo që duhet të shqetësojë janë rastet e shumta të lejuara në Torsvoellur për Ishujt Faroe, shumë modestë për të rrezikuar edhe një barazim të dytë. Hysaj lejoi vetëm një mundësi, por me peshë të madhe, ndërsa shumë tolerime në kontraste që sillnin rreziqe nga krahët. Përpara funksionon dhe jo. Sepse rastet ishin po golat jo. Deri kur Muçi vendosi të merrte skenën me një galopim nga gjysëmfusha jonë: kombinimi me Uzunin dhe e majta qetësuan pankinën dhe e ngjitën Shqipërinë në 6 pikë, një pas Cekisë kryesuese. Polonia rrëzohet në Moldavi e mundur 3-2 me përmbysje dhe Lewandowski e sheh veten 3 pikë pas kuqezinjve, të arritur nga Moldavia.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *