• |
ide | kryesore

Lucas Hernandez pranë firmës me PSG, por tifozët nuk e duan në Paris: motivi është një çmenduri

-Instant, Sport
Lucas


Paris Saint Germain po rindërton mbrojtjen e tij, për të provuar edhe njëherë sulmin mbi Champions League aq të lakmuar. Pas ardhjes së Skriniar me parametër zero nga Inter, kampionët e Francës synojnë edhe qendrën e Bayern Munich, Lucas Hernandez. Vëllai i lojtarit të Milan Theo po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju, pësuar në Botëror. Mediat franceze sigurojnë që palët janë afër një marrëveshje me PSG. Kryeqytetasit janë gati të paguajnë 40 milionë euro në arkat e bavarezëve (shumë duke qenë se lojtari shkon në skadencë në 2024). Të gjithë të lumtur? Jo realisht, sepse një pjesë e tifozëve parisienë kanë bërë një paralajmërim të ashpër për blerjen e re të mundshme.

Lucas Hernandez nuk ka dalë në fushë prej 7 muajsh për t’u rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit kruciat nëntorin e kaluar. Stafi i Paris Saint Germain ka besim në rikuperimin e tij të plotë dhe është gati të bëjë gjithçka për ta sjellë në Paris. Francezët dhe Bayern duken pranë një marrëveshje, me gazetën Le Parisien që flet për një operacion “në fazën e tij përfundimtare dhe një marrëveshje me lojtarin”. Por duke ripostuar këtë lajm në rrjetet sociale, presidenti i Collectif Ultras Paris Romain Mabille ka dashur t’i bëjë të qartë Hernandez se ai, nën hijen e Kullës Eifel, nuk është i mirëpritur.

MOTIVI

Në bazë të urrejtjes së ultrasve të PSG ndaj lojtarit të Bayern është një cështje… vendlindjeje. Familja Hernandez është në fakt me origjinë nga Marseja dhe babai i Jean-Francoise gjithashtu ka veshur fanellën e Olympique. Historia sociale e presidentit të Collectif Ultras Paris si pasojë e lajmit për mbylljen e afërt të negociatave në këtë kuptim është elokuente: “Marsejezët nuk janë të mirëpritur … dhe ne do t’jua bëjmë të ditur”. Një tjetër arsye për urrejtjen e tifozëve parisienë ndaj Lucas është festa e tij me rastin e fitores së Bayern ndaj PSG në finalen e Champions 2020. Një festim që është i lidhur me origjinën e lojtarit nga Marseja.


1 Comment

  1. “Jean-Francoise”

    me ate “e” qe i keni shtuar ne fund e keni bere grua ….qe te besh gazetari dubet te kesh marre konceptet dhe dinen e pergjithshme qe juve dhe gjithe portaleve shqiptare ju mungon …totalisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *