• |
ide | kryesore

Ministria e Brendshme e Kosovës: Sulmi në veri, tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën

Lajme, Të fundit


Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”.

MPB-ja bëri të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.

“Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”
, thuhet në reagim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *